Prof. Dr. Agron F. Fico: Asim Mero- Atdhetar i zjarrtë dhe tribun

37

Prof. Dr. Agron F. Fico

Tiranë,  dhjetor 2016

 

 

ASIM  MERO-ATDHETAR  I
 ZJARRTË  DHE TRIBUN

 

Populli shqiptar në luftën e Dytë Botërore
doli para historisë së popujve të rruzullit tokësor me një status të nderuar
dhe të respektuar. Kjo vulosi vendimin e drejtë të Shqipërisë, që u radhit në
anën e drejtë të historisë, u bashkua me koalicionin e madh antifashist, SHBA,
BS dhe Britani e Madhe. Shqipëria ishte një ndër viktimat e para të agresionit
ushtarak fashist italian, i cili e pushtoi më 7 prill 1939. Fashistët ishin të
egër. Vranë, internuan, burgosën, dogjën dhe shkatërruan fshatra e qytete të tëra.
Fashizmi, me gjithë format dhe mjetet që përdori, nuk u pranua, nuk hodhi dot
rrënjë te shqiptarët,kundër tij u luftua me ashpërsi dhe heroizëm të madh.
Shqiptarët e kundërshtuan pushtimin fashist italian me demonstrata, me protesta
dhe, kryesorja, me armë, sapo shkeli tokën shqiptare. Shqiptarët, me një ADN
shekullore të luftërave për liri dhe pavarësi, dëgjuan thirrjen e Atdheut dhe u
ngritën në luftë kundër “bajlozit të zi” që kishte dalë nga deti. Në këtë luftë
plot sakrifica u përfshinë  edhe gjirokastritët, të cilët kishin shkruar
faqe të tëra me trimëritë e tyre në historinë e luftrave kundër
pushtuesve  të huaj. Atdhetari dhe tribun Asim Mero ishte kalitur nëpër
përpjekje të shumta kundër të keqes dhe  padrejtësive, kishte shpëtuar 
nga një dënim me vdekje nga andatët grekë. Ai ishte bërë në Gjirokastër
përkrahës i rrymës demokratike, e perfaqësuar nga  partia “Opinga” e Fan
Nolit. Kjo përvojë jetike dhe politike e bëri atë pjesëmarrës së 
kryengritjen e Fierit, që u shtyp me gjak nga forcat e Zogut. Veprimet ose
“lëvizjet “ antizogiste  si ato të Vlorë-Gjirokastrës më 1932, të Fierit
më 1935, veprimet e Ethem Totos pak më vonë, siapas dokumentave dhe dëshmive e
informacioneve, tregojnë për pakënaqësine në rritje ndaj regjimit të Zogut, që
po e shiste Shqipërinë tek Italia fashiste. Pas shtypjes së rebelimit të
Fierit, Asim Mero kapet dhe dënohet me 101 vjet. Në gjithë këtë hark kohor, me
burgime dhe dënime dhe  ndjekje  Asim Mero tashmë kishte fituar
tiparet e një tribuni popullor, tribun i luftës për drejtësi dhe përparim
shoqëror. Me të ardhur në fuqi Ahmet Zogu, në dhjetor 1924, i kërkoi Italisë
vendosjen e marrëdhënieve miqësore, që përfunduan me një numër konventash me
karakter politik, ekonomik e ushtarak. Ai i bëri Italisë konçesione të zonave
vajgurmbajtëse, në bujqësi, rrugë dhe  punoi për krijimin e bankës
shqiptare me kapitale italiane, si dhe  pranoi instruktorë italianë për
përgatitjen e forcave ushtarake shqiptare. Shfrytëzimi i ekonomisë shqiptare
nga Italia u thellua me depërtimin e shpejtë dhe gllabërimin e pasurive të mbi
e nën tokës sonë. Pakti i miqësisë u pasua nga dokumenti zyrtar : “Traktati i
aleancës mbrotjëse midis dy shteteve”, i cili u nënshkrua më nëntor 1927. E
gjithë kjo politike leshimesh dhe nënshtrimesh ndaj italisë fashiste shpurti në
pushtimin ushtarak të Shqipërisë ne 7 prill 1939. Zemërimi i popullit ishte i
papërmbajtur  ndaj mbretiti Zog, që më politikën kapitulluese,
antikombëtare dhe antipopullore lejoi imperializmin Italian të hidhte çengelët
në Shqipëri.

 

Qytetet u bënë vatra të para të
lëvizjes Antifashiste Nacionaçlirimtare të popullit shqiptar.

Ndjenja e ankthit dhe e protestës në fillim u
ndie më shumë në qytete
”- shkruan prof.  Myslim Islami. (“Rëndësia
dhe veçoritë e qëndresës dhe te luftës në qytetet e Shqipërisë:” -7 prill 1939-
28 nëntor 1944; Tiranë, 2914, f.30

 

Më 28 tetor 1940 Italia sulmoi Greqinë 
dhe shpresonte se shqiptarët do të përkrahnin aksionet musoliniane kundër 
Greqisë. Shqiptartët e kuptuan, se ajo luftë ishte e padrejtë  dhe nuk e
përkrahën këtë aventurë fashiste. Këto ngarje  i kanë sherbyer 
Greqisë shoveniste qe ende të mbajë në fuqi ligjin absurd të Luftës.
Gjirokastra u kthye në shesh, arenë lufte midis forcave italiane dhe greke.
Qyteti ishte në një gjendje të vështirë, sepse lufta zhvillohej në rrethinat e
tij, aviacioni  i të dy palëve godiste pa mëshirë qytetin, banorët e të
cilit i fshiheshin nëpër gufa ose  edhe në bodrumet e kalase së qytetit.

Kësaj  situate i shtohej dimri i egër i
vititi 1941, e sidomos fukarallëku i madh që kërcënonte popullatën. Lufta
kundër pushtuesit Italian po rritjej nga ditë në ditë, në ballë ishin të rinjtë
e të rejat.Nga familja e Asim  Meros kishin dalë partizanë të dy djemtë,
Omeri me Astritin, njeri në Brigadën e 8-të e tjetri në brigadën e 6-të.

Siç thuhet në një këngë popullore :

 

  Në Dunavat mbi xhami,

 Asim Mero kish shtëpi.

 Djemtë e tij si asllanë

Dollën maleve partizanë.

  

Shtëpia e Asim Meros në lagjen Dunavati i
dytë  u bë çerdhe  e partizanëve, bazë ku bëheshin mbledhje me rëndësi
të qarkorit të partisë dhe strehoheshin drejtues kryesorë të saj si Bedri
Spahiu, Shemzi Totozani etj. Ndërkaq  Asim Mero burgoset  dhe
dërgohet në burgun e Vlorës,  ikën nga burgu në kohën e kapitullimit të
Italisë,  në vjeshtën e  vititi 1943 dhe kthehet në Gjirokastër.
Gjermania naziste, pas kapitullimit të Italisë fashiste, hyri në Shqipëri dhe
terrori  dhe ndekja e  partizanëve u bë edhe më e egër. Perfaqësuesit
e ballit kombëtar dhe legalistëve e hoqem maskën dhe u bënë  sheshit bashkëpunëtorë
me pushtuesit e rinj gjermanë. Në operacionet  gjermane kundër
partizanëve, në qershor të 1944  dhe ofensivë së tyre strategjike për
shkatërrimin e forcave partizane, ballistët luftonin krahas gjermanëve për
asgjësimin e forcave partizane. Ne qytetin e Gjirokastrës ballistët ndoqën një
politikë vrasjeje dhe persekutimi ndaj familjeve partizane dhe përkrahësve të
tyre. Ata burgosën mjaft të rinj dhe atdhetarë të shquar  si Asim Mero dhe
të birin e tij, Mërkurin 17 vjeçar…

“Për qëndrimin patriotik, ngritjen kulturore
dhe fjalën e mençur, shkruan Bajo Topulli,-populli i Dunavatit të dytë, qysh në
fillim e zgjodhi Asim Meron kryetar të Këshillit Nacional-Çlirimtar. Kjo detyrë
bëri që, xha Asimi të nxirrtë në çeta me lëvizjen, jo vetëm djem e vajza nga
Dunavati, por nga mbarë Gjirokasatra
..”  dhe autori vazhdon “Sigurisht
kjo veprimtari e tij dhe e gjithë familjes nuk mund të mos binte në sy të
Ballit apo të spiunëve, e sidomos të Ismail Golemit me
 shokë.”(“
tregosh për Gjirokastrën e gjirokas
tritët…” 2009, f. 125 )

Në dimrin e 1943-1944 
gjermano-ballistët ndërmorën një ofensivë të gjerë ne Jug të Shqipërisë e
veçnërisht ajo që quhej zona e pare operative, Vlorë –Gjirokastër, për të
asgjësuar ushtrinë nacional-çlirimtare që ishte vendosur ne këtë  zonë.
Gjendja politike, në qytetin e Gjirokastrës,  ishte tensionuar  dhe e
turbulltë pas largimit të forcave të Lëvizjes  NÇL; madje  ligjin në
qytet  e bënin  forcat e  Ballit të Ismail  Golemit. Milicia
dhe xhandërmiaria e kohës kishte mbushur burgun  plot me të rinj
gjirokastritë, që ishin përkrahës të Lëvizjes NÇL. Në fakt
urdhëruesit   ishin  ballistët, të cilin sundonin në qytet.
Më  22 prill 1944, ballistët, në mes të natës, u futën në burg me një
listë dhe lexuan të parin emrin e Asim Meros, në listë ishte edhe emri i të
birit  Mërkurit, por nuk e morën  dot, por  arritën të marrin 4
veta. Të burgosuriti e tjerë e kuptuan dhe  mbyllën derën  e sallës
së madhe me shtatë penxheret, i vunë dërrasa dhe dyshekë, dhe të gjithë
ulerinin dhe shanin Ismail Golemin që kishte dërguar për t’i vrarë. Asim Mero
dhe  tre të tjerët cubat e Ismail Golemit  i zunë se ishin në banjo
dhe i morën më vehte. Ata, që nga portat e burgut e gjer tek porta e kalasë i
masakruan dhe pastaj i pushkatuan. Më kujtohet ajo natë tragjike nga se
zëmërimi i popullit te gjirokastrës gjëmoi  si bubullimë dhe kërkonte
ndëshkimin e  vrasësve –kriminelë.

 Vrasja e Asim Meros, që tashme ishte
bërë tribun popullor, ishte vrasje e mirëfillte politike, sepse ai kishte
fituar dashurinë dhe besimin e popullit, ishte kryetar i pushtetiti të ri, kjo
kishte ngjallur armiqësi tek Balli kombëtar…
Ai kishte bërë një jetë të
ndershme, atdhetare dhe të idealit të shenjte te lirisë së  Shqipërisë.
Varrimi i tij u kthye në një manifestim të gjerë popullor nderimi për
kontritutin e shquar që kishte dhënë. Asim Mero u varros ne kodrën e Bajo
Topullit. Pas çlirimit ai prehet në varrezat e dëshmorëve të qytetiti të
Gjirokastrës. Pa dyshim një kontribut i veçantë i këtij tribuni ështe edhe
krijimi i një familjeje shëmbëllore, pjesëtarët e saj morën pjesë aktive, me
armë në duar  për çlirimin e Shqipërisë dhe në ndërtimin dhe përparimit
 e saj. Dhe kjo këngë e sjell këte mesazh :

 Djemtë e tij të mësuar,

           
Shqipërine e ndriçuan.

           
Asim Mero atdhetari

           
Mbete nder si lapidari

Në intitucionet që punuan si politikanë,
diplomatë, rektorë, studiues, pedagogë etj. ata  u karakterizuan nga
integriteti i lartë artdhetar, besnikëria dhe përkushtimi  për popullin
dhe atdheun.

 

.