Zyrtare/ Monika Kryemadhi, gruaja e hekurt e LSI zgjedh zonën, do sfidojë Ballën dhe PDIU

716
Sigal

Partitë kanë ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit 2017, dhe më në fund, është vendosur se ku do të kandidojë deputetja e LSI, Monika Kryemadhi.
Burime të bëjnë me dije se strukturat e LSI në Elbasan që prej kohësh janë njohur me vendimin ende të pashpallur për të vendosur si drejtuese të qarkut, por edhe të parën në listën e deputetëve të LSI për qarkun e Elbasanit.
Qarku i Elbasanit është një zonë politike jo shumë e thjeshtë, kur dihet ndikimi që ka PS sidomos pas zgjedhjeve lokale ku fitorja e Qazim Sejdinit u konkludua me 16 mijë vota më shumë për llogari të socialistëve. Taulant Ballës që do të kryesojë listën e deputetëve socialistë, do t’i duhet të ruajë këtë trend votash, që në fakt nuk është aspak e thjeshtë.
Në këtë zonë, është edhe PDIU që kërkon të fitojë më shumë terren. Në zgjedhet e kaluara, ndikimi i deputetit Rakipi të PDIU, sidomos në zonën e Peqinit, i dha shumë vota kësaj partie.
Kur është vendosur tashmë dhe flitet në të gjitha ambientet se Ilir Meta do të jetë i pari në listën e Durrësit për deputet, një tjetër emër i Lëvizjes Socialiste për Integrim është vendosur, dhe ajo është bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi.