Treni serb/ SHBA mbështet Kosovën: Keni të drejtë të kontrolloni kufijtë tuaj 70 Lexime

416
Sigal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i dha sot një mbështetje të qartë autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb. Përmes një deklarate për shtyp, ambasada e SHBA-ve ka theksuar se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e saj.
“Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.