Zbulohet skenari/ Basha vendos: Ç’do bëhet në Kavajë më 7 maj, e pas saj…

386
Pasi i dha ultimatum kryeministrit Rama se ka 48 ditë kohë për të reflektuar, e duke i kujtuar se pas 18 qershorit ai nuk do të mund të qeverisë dot asnjë orë, kreu i PD-së, Basha ka mbledhur në një takim urgjent kryetarët e demokratëve në rrethe.
Basha me krerët e PD-së në rrethe
Mësohet se në këtë takim, Basha detajon protestën popullore që do të nisë me Kavajën e do të kulmojë me datën 18 qershor.

Burime nga PD bëjnë me dije se protesta në Kavajë më 7 maj do të nisë në orën 11:00.

Në takim eshte planifikuar edhe se si do të nisë lëvizja masive në Kavajë, që Basha e cilësoi si clirim të kryeqendrës së demokracisë.

Pas Kavajës, mësohet se nga dita e hënë do të ketë protesta dhe mosbindje civile në të gjitha qytetet.
Sigal