VIDEO/ Shpërthimi i Ramës me gazetarët: T’ju vijë turp, unë përgjigjem si ma do …e bardha zemër

539
Kryeministri Edi Rama kapet me gazetarët jashtë sallës së Parlamentit. Ai thotë se pyetjet e tyre burojnë nga padituria dhe duhet t’ju vijë turp për ato që deklarojnë, lidhur me çështjen Tahiri dhe votimin e zhvilluar sot në Kuvend.
“Imuniteti i Saimir Tahirit ka rënë prej kohësh, nuk jemi në situatën që diskutojmë t’ja heqim apo t’ja lëmë. Ju s’keni marrë vesh akoma se sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet por për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin dhe drejtësinë. Kush nga ju do donte të përfundonte në burg se pronari mund t’ju akuzojë se keni vjedhur një mikrofon?”
“Po të ishte kështu si thoni ju, atëherë cili është roli i Kuvendit të Shqipërisë, çfarë është, studio noteri? Çfarë është komisioni i mandateve, një tufë hujsh që tunden sipas muzikës që ofron prokuroria? Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por për një gjë ekstreme, arresti me burg. Ju jeni më të pafajshmit në këtë situatë, po ata kokat e mëdha që tundin dynjanë në katundin mediatik. Jeni keq të paditur, flisni përçart”
Sigal