Akademiku Artan Fuga: Çfarë politike na duhet ?

551
Sigal

Thjesht fare, nuk ka nevojë për logjikë as formale as dialektike të Hegelit, as për gjeometrinë posteuklidiane të Rienmann-it, as për metafizikë spinoziane, aq më pak për aritmetikë më shumë se ajo e Pitagorës.

Kush u kërkon të studiojnë Politikat e Aristotelit me themel!
Kush pretendon të dinë Utopitë e Tomas Morit!
Kush u thotë ikni, se nuk dini parimet demokratike të Makiavelit?
Kush pret të thonë përmendësh tekstet e Qeverisjes Civile të Lokut, Hobsit a të Republikës Teologjike të Spinozës!
Kush pret analiza si të Rusoit mbi delegimin e pushteteve?
As merret me mend të kenë analiza mbi Monteskjenë! Uuuu është shumë! Thjesht pak kulturë politike dhe dëshirë për t’i shërbyer vendit. Se mos do shumë mend!!! Dy krahë politik që bazohen në vlera kundërshtuese por komplementare midis tyre dhe një skenë politike që lëkundet midis tyre me diapazone jo çekuilibruese:

E djathta :

– Respekt total i pronës dhe i trashëgimisë;
– Atdheu mbi gjithçka;
– Trashëgimia kulturore dhe identitare si vlera kryesore për të ecur drejt progresit;
– Nxitje e prodhimit të vlerave në të gjitha fushat;
– Sistem politik me disa kate.

E majta:

– Prioritet shanseve të barabarta;
– Universalizimi planetar si forcë progresi;
– Modernizimi kulturor dhe teknologjik si prioritet;
– Nxitje e rishpërndarjes për një presion të fuqisë blerëse mbi ekonominë;
– Sa më pranë demokracisë direkt.

Ja kaq mo kaq! As kaq??? Pse shumë është aq?!