“Së shpejti dalin kartelat”, Sali Berisha flet për skandalin me të dhënat e qytetarëve: Do trondisë familjen shqiptare

313
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se skandali me të dhënat e shqiptarëve do të tronditëse familjen shqiptare, duke sjellë një sherrnajë brenda saj përshkak të bërjes publike të rrogave .

I ftuar në një emision, Berisha akuzoi Ramën se ky skandal do të sjellë rrënimin e shtetit shqiptar, duke shtuar se familjet sot nuk janë si dikur, pasi anëtarët nuk tregojnë sa fitojnë por përcaktojnë kuotën e kontributit.

Në studio ishte prezent dhe analisti Arjan Curri, i cili tha se skandali i fundit që do të publikohet është ajo me kartelat e qytetarëve, pra ata që kanë probleme të shëndetit mendor.

Pjesë nga biseda

Dje rrogat, sot targat, nesër llogaritë bankare apo kreditë. Kush janë pasojat sipas jush?

Curri: Do të dalin dhe ata që kanë qenë në burg. Në fund mund të dalin dhe kartelat mjekësore. Kush nuk është në rregull.

Berisha: Megaskandali Rama-gejt shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua dhe çdo njeri që ka Abc e një shteti, shëmbëllen një ndërtesë, ku zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme. E kanë lënë atë tërësisht rrënojë. Ky është skandali më i madh në botë, nkur një shtet, të gjithë databazën e tij digjitale  e vë në funksion të botës së krimit, me qëllim. Duke dhunuar dhe terrorizuar çdo qytetar të këtij vendi me këtë akt. Marrim rrogat. Së pari dëshmojnë se ky ështet është një piramide e vërtetë, ku dominon fund e krye mashtrimi. Nxjerrja e rrogave mbjell sherrnajen më të madhe ne familjen shqiptare. Familjet nuk janë sot si dikur. Janë me kontributor si aksionerë. Anëtarët nuk dëshmojnë se sa marrin por përcaktojnë kuotën sesa marrin. Janë me mijëra të tjerë që kanë deklaruar pagë tjetër deri më tani. Kjo ngjall sher brenda familjeve, brenda sipërmarrjeve. Të jap një shembull. Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel ka marrë rrogë mujorë 27% të fitimit në 1.2 milionë dollarë fitime në muaj.

Thonë që nuk ka qenë rrogë mujore. Ka qenë shpërblim.

Berisha: Të marrësh ti 30% të fitimit? Ka një moral në botë, kur ndahet fitimi. Sigurisht që Presidenti i kompanisë merr më shumë, por ka një balancë. Këtu përfitojnë vetëm shushunjat. Punonjësit e atij televizioni kanë të drejtë të futen në grevë. Kjo ka krijuar një revoltë të përgjithshme. Pas kësaj rifillon një sistem ritatimi. Askush nuk publikon rrogën e tij në Facebook. Rama donte të zëvendesonte hajdutin ish-Ministër në hajdut universal.

A mund të ketë humbje jete?

Berisha: Psikoza në mënyrë të padiskutueshmë. Nuk ka gjë më të paimagjinueshme se të zgjedhësh të bësh këtë. Në kundërshtim me çdo ligj. Kanë nxjerrë rrogat e SHISH, shqiptarëve që punojnë në ambasadat ne vendet e huaja. Rrogat e SHISH është në kundërshtim me NATO. Nxjerrja e pozicioneve dhe pagesave e tyre është një vjedhje e rëndë e sigurisë së NATO.