Sulmohet me molotov konsullata ruse në Ukrainë

Ministria e Jashtme ruse tha të premten se dikush kishte hedhur një koktej molotov ndaj konsullatës ruse në Lviv të Ukrainës.

Ajo shtoi se kishte protestuar zyrtarisht për sulmin, të cilin e quajti “një akt terrorizmi”.

Sigal

Ministria e Jashtme e Rusisë kishte thirrur një zyrtar ukrainas për sqarime dhe kërkoi nga autoritetet ukrainase që të kërkonin falje. Policia ukrainase në Lviv tha se kishte nisur një hetim për incidentin, të cilin ata e quajtën “huliganizëm”.