Çifti shqiptar vritet brenda banesës në Itali, në kërkim ish-bashkëshorti i viktimës

103
Sigal

Një burrë e grua me origjinë shqiptare janë gjetur të vdekur mbrëmë në shtëpinë e tyre në Venecia, në via “Leopardi”.

Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj, sipas mediave italiane.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për vrasje-vetëvrasje, por u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë më thikë.

Mediat italiane bëjnë me dije se në kërkim është shpallur ish-bashkëshorti i gruas pasi dyshohet se ka qenë autor i krimit.

Sapo mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë, raportojnë mediat italiane. Personi që ata po përpiqen të gjurmojnë është po ashtu me origjinë nga Shqipëria.