“Terroristët janë në Paris”, zbulohet biseda e Trump me liderët e tjerë në foton e bujshme

488
Sigal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shtangur liderët e tjerë në takimin e javës së kaluar të vendeve më të pasura në botë duke folur për terrorizmin dhe emigrimin e jashtëligjshëm.

Trump i tha kryeministrit japonez Shinzo Abe, me ironi se ai mund t’i dërgonte atij 25 milionë meksikanët për të parë se ç’probleme shkaktojnë.

Gjithashtu iu drejtua Presidentit francez, Emmanuel Macron, me fjalët: “Të gjithë terroristët janë në Paris”, gjatë diskutimeve që morën pjesë në samitin dy-ditor.

Presidenti Trump mohoi zërat se pati një zënkë me homologët e tij të huaj gjatë një konference për shtyp.

Madje presidenti amerikan bëri edhe një sqarim për foton e bujshme ku duken kancelarja gjermane Angela Merkel me dy duart në tavolinë apo liderët e tjerë në këmbë që i drejtohen Trump, se ishte shenjë e tregimit të pushtetit.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me kancelaren Merkel por mediat i ekzagjerojnë gjërat ndonjëherë,” tha ai.