VIDEO/ Luan Rama: Kemi bërë takim me ambasadorët, denoncuam presionet e Task-Forcës

174
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë, mes tyre dhe ata të OSBE dhe SHBA-së. Ky fakt është bërë i ditur nga nënkryetari Luan Rama në një konferencë për median.

Pjesë nga konferenca e Luan Ramës:
Sot një përfaqësi e LSI me kryetarin Petrit Vasili, unë si nënkryetar i LSI dhe zonja Klajda Gjosha si anëtare e Kryesisë, Ralf Gjoni dhe Ilirjan Muho kemi zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë, të SHBA, BE-së, të OSBE-së.

Objekti i këtij takimi ishte informimi i ambasadorëve me situatën politike në vend, me zhvillimet elektorale duke u ndalur në tre episode më pikante:

Duke u shpjeguar vendimin arbitrat të kundërligjshëm të Task-Force që në përpjekje për të trembur votuesit ka nisur një fushatë spastrimesh politike nga administrata publike, që e dokumentuam me dhjetëra raste, ç’ka është në fakt një parathënie për të kontaminuar të gjitha parimet kushtetuese të zbatimit të ligjit në funksion të zbatimit të ligjit që e ka shndërruar këtë institucion në një Gestapo politike që përndjek në mënyrë abuzime dhe në kundërshtim me ligjin të gjithë punonjësit e administratës në të gjitha nivelet.

Çështje tjetër është keqpërdorimi i Policisë së Shtetit, që ka lënë jashtë vëmendjes grupet kriminale të mbajtur nën sqetull sidomos nga stafet politike të PS për t’i përdorur në zgjedhjet e 25 qershorit. Siç është psh rasti skandaloz i sjelljess së policisë në Berat, ai i administratorit të njesisë 2, rasti i Lezhës apo edhe i informacioneve të detajuara të veprimtarisë së grupeve kriminale në përpjekje për të motivuar në mënyrë të paligjshme veprimtarinë e tyre dhe demotivuar veprimtarinë e Policisë së Shtetit. Një pjesë e mirë e këtij informacioni na ka ardhur nga vetë punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë refuzuar të bëhen pjesë e kësaj përndjekjeje të aktivistëve të LSI. Po ashtu ka raste kur postblloqet janë evituar nga vendet e tyre për t’i hapur rrugë grupeve kriminale.

Një çështje tjetër që informuam dhe gjetëm vëmendje ishte vendimi i fundit i KQZ për numëruesit që në zbatim të Kushtetutës, të Kodit Zgjedhor dhe vetë akteve që ka miratuar KQZ-ja i takonin LSI për të mos u hedhur në short me një parti tjetër, pasi vetë KQZ e ka të përcaktuar qartë sei ndahet shumica parlamentare dhe pakica referuar zgjedhjeve të 2012. Kemi të bëjmë me një veprim haptazi në kundërshtim të ligjit, madje të dy qëndrimeve në kuadër të këtij procesi nga KQZ.

Më konkretisht, mbani mend se kur diskutohej në Kuvend çështja e përfaqësimit në komisionet e Vetingut, përfaqësuesit e PS nuk pranuan që t’i jepnin një vend në treshen e shumicës, partisë PDIU se e konsideronin sipas rezutatit të 2013-ës sepse kishte hyrë me vota si opozitë kurse në KQZ e kundërta.

Ky është fryt i hipokrizisë së atyre që premtojnë se duan të bëhen shtet por sillen në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Kjo situatë na motivon edhe më shumë në demaskimin e hipokrizisë politikë të dyshes së marrëveshjes së natës që e kthyen atë në një fushatë spekulimesh dhe mashtrimesh me shpresën se do t’ia dalin të gënjejnë qytetarët shqiptarë. Paniku i tyre reflektohet me këto sjelje në kundërshtim me ligjin dhe qëndrime haptazi kundër administratës publike dhe keqpërdorimit të strukturave të posaçme në Policinë e Shtetit. Ne e dimë ku qëndron e keqja dhe i ftojmë të gjithë në sheshin Nënë Tereza për të manifestuar forcën e LSI për ta ndarë njëhërë e mirë Shqipërinë e marrë peng nga papërgjegjëshmia politike.”