Zgjedhjet britanike të parakohshme, një humbje mazhorance pak e hidhur për Theresa May

503
Diana SKRAPARI
Në Britaninë e Madhe u zhvilluan zgjedhje të përgjithshme të parakohshme që u mbajtën më 8 qershor 2017 për të ripërtërirë 650 vende në Dhomën e Komunave (House of Commons).Këto ishin zgjedhje të parakohshme – zgjedhja ishte planifikuar fillimisht për në maj 2020 – dhe u mblodh me kërkesën e Theresa May, Kryeministre konservatore. Ato u zhvilluan dy vjet pas të mëparshmeve që u fituan nga Partia Konservatore, atëherë e udhëhequr nga David Cameron, e cila fitoi një shumicë absolute. Ato përfunduan me humbjen e shumicës së tyre nga konservatorët dhe një rritje të Partisë Laburiste të udhëhequr nga Jeremy Corbyn.Këto zgjedhje u zhvilluan një vit pas referendumit që miratoi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe procedura e tërheqjes ka filluar më 29 mars 2017. Në zgjedhje Theresa May ka fituar 42.4 % të votave dhe 317 vende në Dhomën e Komunave dhe Jeremy Corbyn dhe Partia Laburiste kanë fituar 40% të votave dhe 262 të vendeve të Dhomës së Komunave. Kryeministrja britanike, e cila humbi shumicën e saj parlamentare pas zgjedhjeve të enjten e kaluar, po përpiqet për të formuar një qeveri përmes një aleance me një parti protestante të Irlandës së Veriut. Partia e Unionit Demokrat e sheh “ëndrrën e saj më të madhe të realizohet”, vëren The Spectator. “Pas një viti të trazuar në Irlandën e Veriut, partia duket se luan një rol vendimtar”, duke mbështetur qeverinë e Theresa May. “Por cfarë PUD mund të kërkoj në këmbim të kësaj mbështetjeje?” pyet gazeta javore konservatore. Përgjigja mund varet nga lëshimet që do të bëhen për Brexit: PUD kishte mbështetur votën pro-Brexit, por ajo kundërshton një kufi të vështirë me Republikën e Irlandës i cili mund të ndikojë negativisht në tregtinë dhe rihapi kërkesat për një “status special” për Irlandën e Veriut apo kërkesat për ribashkimin irlandez. “Cituar nga The Guardian, udhëheqësja e saj, Arlene Foster ka konfirmuar realitetin e kësaj aleance, në emër të “stabilitetit kombëtar”. Ndryshe nga Sinn Fein, formacion tjetër i madh politik në Irlandën e Veriut, PUD po bën fushatë për një dalje të lirë nga BE-ja dhe bashkimin pa kushte me Londrën. Për PUD “Irlanda e Veriut nuk duhet të mbetet me një këmbë në BE dhe të tjerën në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit”, tha gazeta.

Problemi me Skocinë …
Theresa May gjithashtu duket se ka humbur mbështetjen e konservatorëve skocezë, gjë që do të ndikojë në negociatat e një “Brexit të vështirë” të dëshiruar nga drejtuesja e 10 Downing Street. “Konservatorët skocezë do të vazhdojnë rrugën e tyre”, ishte titulli i artikullit kryesor të 10 qershorit i të përditshmes konservatore The Daily Telegraph. Një informacion që është hedhur poshtë menjëherë në Twitter nga lideri i tyre Ruth Davidson. Ndryshe nga Theresa May, kjo e fundit mund të mbështetet në rezultatet e mira të zgjedhjeve në Skoci, duke kujtuar pikat e shumta të mosmarrëveshjeve mes konservatorëve të Edinburgut dhe shokëve të tyre anglez. Ruth Davidson ka treguar gjithashtu se ajo ishte kundër aleancës me PUD duke kundërshtuar fuqishëm martesën mes personave të të njëjtit seks që është në kundërshtim me bindjet e saj në këtë çështje. Por nëse Theresa May është humbësja numër një e këtyre zgjedhjeve, Nicola Sturgeon [Kyeministri i Skocisë] është humbësi numër dy. Partia e tij, SNP (Scottish National Party-Partia Kombëtare Skoceze), e cila bën fushatë për një ndarje nga Mbretëria e Bashkuar , ra ndjeshëm. Ajo ka fituar 35 nga 59 zonat zgjedhore që përfshin Skocia, duke pasur një rënie prej 21 vendesh. Prandaj, “nuk do të ketë referendum të dytë për pavarësinë e mundshme të Skocisë. Në çdo rast, jo në të ardhmen e afërt. ” (The Spectator)

Pakënaqësia midis konservatorëve
Pakënaqësia ndaj Theresa May është në rritje edhe brenda partisë së saj në Angli, thotë Daily Telegraph, duke kujtuar se shumë kritikë tashmë janë shprehur “kundër drejtimit të Kryeministres dhe aftësisë së saj për të kryer negociatat e Brexit “. Figurat emblematike të Partisë Konservatore, si Boris Johnson, David Davis dhe Amber Rudd e kritikojnë haptazi, tha gazeta. “Kokëfortë, Theresa May vazhdon të udhëheq. Por ajo tashmë ka shkruar nekrologjinë e saj politike “, tha ndërkohë gazeta e përditshme e majtë The Independent. Së fundi, The Washington Post beson se Theresa May ka paguar çmimin për afërsinë e saj të shfaqur me Donald Trump që nuk është popullor në Britaninë e Madhe. Kohet e fundit ai ka, edhe një herë, krijuar habi duke ju kundërvënë dhunshëm kryebashkiakut të Londrës Sadiq Khan për mënyrën sesi ai trajtoi ai kërcënimin terrorist në qytetin që drejton. 

Cilat janë shkaqet e dështimit të Theresa May-it?
Për shumë, shkaku kryesor është fushata e varfër elektorale e Theresa May. “Si një kandidate ajo ka treguar se nuk ishte aspak e aftë. Kur ajo thirri zgjedhjet më 18 prill, ajo kishte një përparësi të rëndësishme në sondazhe, gjë që ishte në fakt e gënjeshtërt. “(The Guardian)Më në fund, pas sulmeve që goditën Mançesterin dhe Londrën, u përmend se zonja May kishte hequr shumë vende pune si policë kur ishte ministre e brendshme. Një debat që ka animuar fundin e fushatës.

Si shpjegohet performanca e mirë në votime e Partisë Laburiste të Jeremy Corbyn?
Suksesi i fushatës të Jeremy Corbyn është “aspekti më i shquar” i zgjedhjeve. (The Times) Ky rezultat shpjegohet me “një kthim në rrënjët socialiste” të Partisë Laburiste që propozonte, në programin e saj “nacionalizimin [e hekurudhave, ndër të tjera], investime masive në shërbimet publike, një rritje të konsiderueshme në pagën minimale, një rritje të taksave për të pasurit, dhe heqjen e taksave universitare.” (Daily Mirror) Për habinë e të gjithëve, Partia Laburiste ka bërë një progres spektakolar në zgjedhjet e 8 qershorit. Drejtimi i saj drejt të majtës dhe “Brexit i vështirë” i mbrojtur nga kundërshtari i saj duket se kanë luajtur në favor të saj. “Jeremy Corbyn ka sfiduar ekspertët dhe anketuesit, thotë ‘The Guardian’- Kështu e rivendosi Partinë Laburiste si një forcë serioze zgjedhore, dhe ka shkaktuar një goditje shkatërruese për autoritetin politik të Theresa May-it.” Në kundërshtim me të gjitha pritjet, Partia Laburiste – ka fituar 31 vende më shumë në krahasim me vitin 2015, duke e shtyrë prapa rivalen e saj, konservatoren Theresa May. Si Z. Corbyn arriti të përparojë kaq shumë, pavarësisht vështirësive në parti dhe në udhëheqjen e tij të kritikuar nga anëtarët e saj? Sipas gazetës, përgjigja është e lidhur me një “kombinim” të tre grupeve të zgjedhësve që i dha atij votat e tyre më 8 qershor: “Votuesit e rinj, votuesit të cilët nuk kanë votuar më parë, dhe votuesit më të moshuar që kishin votuar më parë për UKIP [Partinë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar], anti-establishment dhe të prekur nga masat shtrënguese “. Por mbi të gjitha janë “të rinjtë të cilët kanë treguar fuqinë e tyre”,sipas gazetës së qendrës së majtë. Për The Times, suksesi i fushatës është Jeremy Corbyn edhe ai ishte “Aspekti më i spikatur” i zgjedhjeve. Sipas gazetës konservatore, progresi i laburistëve ishte për shkak të “zemërimit të votuesve anti-Brexit”, por edhe nga masat shtrënguese. Përveç shkurtimeve buxhetore të imponuara nga qeveria Konservatore, “pagat reale ishin ulur dhe kjo ka krijuar një atmosferë që inkurajoi Corbyn” analizon gazeta. Falë të rinjve Laburistët arritën këtë performancë. “Të gjitha sondazhet treguan se Partia Laburiste ishte partia më popullore në mesin e 18-24 vjecarëve.” Sipas një sondazhi të YouGov të opinioneve para votimit, “71% e tyre ishin gati për të votuar për Partinë Laburiste (kundrejt 15% që mbështesnin konservatorët).” Shpresojmë që zgjedhjet legjislative britanike të sjellin disa ndryshime, por edhe reflektime mbi cështje të rëndësishme siç është Brexit, pasi britanikët nuk mund të ndihen si banorë të një ishulli të ndarë nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Në mendje më vjen thënia e Benjamin Disraelit, i cili ka qënë Kryeministër britanik në kohën e Mbretëreshës Viktoria dhe që shprehej “Fjalët “punë të jashtme” e bëjnë një anglez të mendojë se unë merrem me çështje që nuk kanë të bëjnë me të”
Sigal