Parlamenti holandez/ Deputetët votojnë ‘pro’ me kushte për Shqipërinë: Hplanda do të monitorojë misionet për zbatimin e ligjit

246
Sigal

Parlamenti Hollandez miratoi raportin duke i dhënë dritën jeshile mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Si një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Parlamenti i Hollandës ka bërë hap pas, por duke kërkuar që për plotësimin e kushteve, të ketë një monitorim të rreptë dhe të ndërmerren sanksione, në rast se nuk plotësohen.

Parlamenti i Hollandës i dha dritën jeshile dhe Maqedonisë së Veriut, për nisjen zyrtare të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

Deputetët hollandezë  votuan “Pro”, që Qeveria Hollandeze të jetë në favor të hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, në mbledhjen e Komisionit Evropian në 22 qershor. Megjithatë, në deklaratën e miratuar në Parlamentin Hollandez, thuhet se procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të jetë nën monitorim nga qeveria e Hollandës në vijim.

Duke vërejtur se Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në plotësimin e kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian, duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një procesi të gjatë reformash, i bëjmë thirrje qeverisë të monitorojë këtë nga afër dhe gjithashtu, të luajnë një rol aktiv duke përfshirë, ndër të tjera, pjesëmarrjen e Hollandës në misionet monitoruese, duke siguruar raportet e progresit bazuar në raportet e veta.

Gjithashtu, Parlamenti i Hollandës, në deklaratën e tij, thekson se Shqipëria duhet të vijojë të forcojë luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit, ndërkohë parashtron kërkesën që në rast të mungesës së progresit në reforma, të vendosen sanksione sipas kornizave të negociatave. Vendimin e qeverisë së Hollandës për t`i thënë ‘Po’ hapjes së negociatave me Shqipërinë, e ka përshëndetur Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila shprehet se, ky ka qenë një lajm i shumëpritur për Shqipërinë.

 Kushti: Hollanda kërkon të jetë pjesë e misioneve të monitorimit të zbatimit të ligjit

Parlamenti hollandez ka miratuar  më 17 qershor mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me kushtin që:

Hollanda duhet të jetë pjesë e grupeve të monitorimit për ecurinë e vendit në zbatimin e ligjit, ngritjen e sistemit gjyqësor dhe luftës ndaj emigracionit.

Ata kanë kërkuar paraqitjen e raporteve vjetore mbi plotësimin e këtyre kërkesave nga vendet që duan të anëtarësohen në parlamentit hollandez.

“Për më tepër, në rast të mungesës së progresit ose të një progresi të pamjaftueshëm, qeveria gjithashtu kërkon të zbatohet sanksionet e parashikuara në kornizën e pranimit”, shkruhet në fund të mocionit, të hartuar nga dy ligjvënës hollandezë.

Qeveria hollandeze miratoi javën e kaluar hapjen e bisedimeve për Shqipërinë, pasi të gjitha kërkesat e BE-së ishin përmbushur.