Basha, Ramës: Qepe! Për aq kohë sa mban në politikë Rroshin e kriminelët e tjerë përbetimet për drejtësi e veting janë përralla

531
Sigal

Kreu i
PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i
cili fajëson opozitën për bllokimin e vettingut dhe rrjedhimisht edhe të çeljes
së negociatave për integrimin në BE. Në një deklaratë para mediave, Basha i ka
kërkuar Ramë ‘ta qepë’ dhe të mos bëjë sulme prej Don Kishoti ndaj opozitës dhe
politikanëve evropianë. Basha ka një zgjidhje edhe për vettingun.

“Muri
që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit dhe drogës. Kam një thirrje
të thjeshtë për Edi Ramën. Qepe! Qepe! Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don
Kishoti ndaj politikanëve më të lartë të huaj, duke shpallur armik opozitën dhe
shumicën e popullit tënd, nuk do të ketë kurrë paqe për vendin me drogë, krim e
kriminele, as për ty nëse do fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin. Në
lidhje me vettingun i bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë
për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetua thotë se Vetingun duhet ta bëjë
Kuvendi, kurse Rama do ta bëjë vetë me vartësit e tij, si do ta mbrojë ndryshe
krimin”, deklaroi Basha.

Kreu i
PD tha se “Edi Rama nuk do zgjidhje për vettingun, ai e ka pretekst për të
mbuluar dështimin e tij”.
“Ai kryeministri nuk ka nevojë për vettingun për të bërë pjesën e tij. Nëse e
do vërtetë pastrimin e politikës nga krimi të shkarkojë që sot Elvis Rroshin.
Për sa kohë mban në politikë, Bushin, Rroshin, Prengën etj përbetimet e tij për
vetting në drejtësi janë përralla. Unë dhe shqiptarët e ndershëm e duam
Shqipërinë në Europa pa krim dhe korrupsion. Kjo është beteja që na bashkon!”,
tha Basha.

DEKLARATA E PLOTË E KREUT TË PD
Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i
korrupsionit qeveritar. Eshtë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqetësimi
kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në
politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo
politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si
kryetar i opozitës.
Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike,
për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën.

Ndaj në
emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën: Qepe!
Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë
nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo.

Mjaft
më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd!
Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe
kriminelë në politikë.
Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën
dhe krimin.
Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur
nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.

Kushtetuta
thotë se vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vetingun ta bëjë
ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.
Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.
Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar
dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë,
që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.

Ai vetë
kryeministri, nuk ka nevojë të presë vetingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse
Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe
korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe
trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.

Për aq
kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e
tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla.
Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në
Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me
zgjedhje të lira e të ndershme.​