VIDEO/ Duam ujë! Duam rrugë! Duam shtëpitë! – luftë’ edhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës

131
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës ku policia ka ndërhyrë me dhunë për të nxjerrë nga salla qytetarët e revoltuar kundër Lelit. “Gangsterret e pushtetit ne Vlore perdorin policine kunder qytetareve! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Pershendetje dr. Sot ne Vlore Ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak.Proteste e qytetareve te Orikumit dhe banoret e Lagjes Kushtrimi. Shto kryetari i bashkise nuk vjen ne mbledhje”, shkruan qytetari.
Banorët e Orikumit dhe Vlorës brenda sallës së Këshillit Bashkiak në Vlorë kanë zhvilluar protestën e tyre për problemet që hasen në nisje të këtij sezoni turistik. Ata kërkojnë paisjen me ujë dhe drita të kësaj zonë, që has problematika përgjatë gjithë sezonit të verës, duke dëmtuar edhe bizneset e tyre.

Nuk kanë munguar as tensionet e banorëve me këshilltarët bashkiakë, ndërsa në duar mbanin pankarta të ndryshme me thirrjet; “Duam ujë”, “Duam rrugë”, “Dëmshpërbleni shtëptë tona’.
Një pjesë tjetër e banorëve të Vlorës shprehen se Dritan Leli i ka gënjyer pasi nuk iu kanë dhënë dëmshpërblimin e pronave të tyre në Rrugën Transballkanike, që janë prishur para disa viteve. Ata thonë se prej vitesh jetojnë me qera të paguar nga shteti, po kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund. Tensioni në sallën e Këshillit Bashkiak është rritur së tepërmi kur kanë mbërritur forcat e policisë.