Vendimi i Strasburgut për pallatin e shembur, Vasili: Rama gënjeu, skandalin e 2 mld eurove e ka tavolinë

76
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Strasburgut e cila vendosi në mënyrë unanime se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut për rastin e shembjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë në vitin 2013 dhe duhet të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar me 14 milion euro. Në një status në Facebook, Vasili thotë se kryeministri ka gënjyer, pasi skandalin e ka pasur prej muajsh ne tavoline dhe qëllimisht s’ka lëvizur as gishtin.
Statusi i plotë: 
Kryeministri genjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh ne tavoline.
Skandalin e 2 miliard eurove, qe rrezikon te paguaje Shqiperia si pasoje e humbjes se gjyqeve per kontratat e prishura ne menyre arbitrare nga qeveria, kryeministri e ka prej muajsh ne tavoline dhe qellimisht s’ka levizur as gishtin.
Ky genjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon te verteten, qe eshte ne driten e diellit.
Kete skandal monstruoz e kam denocuar kohe me pare, pa qene fare ne opozite, por si minister i drejtesise ne ate kohe ja kam percjelle me shkrim me shkrese me
Nr.Prot: 2357/1 date: 10.04.2017 kete shqetesim shume te rende, qe mu be prezent nga Avokati i Shtetit me shkresen e saj me Nr.prot 43/23 date 06.04.2017.
Keto jane faktet, qe nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, qe kemi kryeminister le te guxoje te thote te kunderten.
Avokatja e Shtetit, qe ka kryer detyren e saj nuk eshte emeruar nga une, por nga vete ai.
Ndaj kryeministri mashtrues ta mbaje kete pergjegjesi dhe boll ju pervodh fajit te pashmangshem.
Ai eshte pergjegjesi i vetem dhe ai vete do pergjigjet.
Shume pak kohe i ka mbetur…