Vëllai i dënuar për trafik droge, PD nxjerr fakte të reja: Si e mbrojti ministri Xhafaj

290
“Fatmir Xhafaj falsifikoi informacionin zyrtar për të mbrojtur vëllain e tij”. Kështu ka deklaruar Partia Demokratike sot duke nxjerrë të tjera fakte dhe akuzuar ministrin e Brendshëm se ka mbrojtur vëllain e tij Agron Xhafaj, duke i siguruar paprekshmërinë me anë të ndryshimit të nenit 491 të kodit penal, në kohën kur ishte kreu i komisionit të Ligjeve.
“Fakte të reja në lidhje me skandalin e perfshirjes së Ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbrojtje të të vellait të tij Agron Xhafaj, i denuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg. Fatmir Xhafaj ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale për të lënë të lirë vellain e tij, furnizuesin kryesor të drogërave të forta nga Europa në SHBA”, deklaron PD.
“Xhafaj miratoi një ndryshim në kodin penal që i siguronte paprekshmërinë vëllait të tij. Ndryshimi në nenin thotë 491, pika f. ka ndryshuar si më poshtë:

“Nuk mund të jepet ekstradimi: f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.