Dikur të dashur tani sherr në rrjetet sociale, Balotelli ‘sqarohet’ me Fanny Neguesha

570
Lidhja e tyre zgjati për gati dy vite, ekzaktësisht nga 2012-2014, por kjo periudhë duket e largët dhe tani Mario Balotelli dhe Fanny Neguesha jo vetëm që nuk kanë mbetur shokë, por edhe kanë shpërthyer në sharje ndaj njëri-tjetrit.
Gjithçka nisi pas një ‘story’ të Mario Balotelli-t në instagram ku citonte një deklaratë të Pablo Escobarit.
Paratë nuk i blejnë gratë, por bëjnë k*rvat të dashurohen”.
Një reagim aspak etik, që solli për pasojë një kundërreagim të furishëm.
“Nëse do të ishe një person i zoti do ta kishe gjetur një femër të vërtetë. Boll i bëre të gjitha ‘të përdala’. Je ti ai që i kërkon ato… e këtu flas pa dashakeqësi, sepse jam e dashuruar dhe e lumtur”.
Gjithsesi, reagimi nuk përfundon me kaq.
“Gjëja më e trishtë është se, edhe me gjithë ato parà që ke nuk i bind femrat të rrinë me ty. A ke ndonjë shpjegim pse?”.
Replika e sulmuesit italian të Nicës nuk vonoi, por shpërtheu fuqishëm ndaj ish-it të tij dhe partneres aktuale të Mario Lemina, ish-futbollist i Juventusit.
“Kam dy fëmijë të shkëlqyer dhe, falë Zotit, nëna e tyre nuk je ti. Motivi? Sepse të jesh një grua e thjeshtë, me vlera dhe e edukuar, nuk është pjesë e planeve të tua dhe as ka për të qenë. Megjithatë, nëse do të duash të thuash ndonjëherë të vërtetën, këtu më ke, por mendoj se është më mirë të mos flasësh. Nuk i shkatërroj unë familjet. S’e di pse e kapin vetëm me ty. Muratorë, postierë, kamerierë… shkoni tentojeni, se mbase do të keni një mundësi me të. Asaj nuk i pëlqen fama dhe paratë, por ka gjithmonë një njeri që mund t’ia dalë me të”.
Sigal