Vasili: OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen”!!

443
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, OSBE-ja sot ka dalë në deklaratë për mediat për ligjin antishpifje, duke mbështetur presidentin e Republikës dhe rrëzuar mashtruesin Edi Rama.

Vasili thekson se, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Dezir, pas shpjegimeve parimore dhe shteruese të Presidentit Meta shpreh gatishmërinë që të mbështesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji të turpshëm.

Postimi i plotë i Vasilit :

OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen”!!

Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Ramës për ligjin e antishpifjes.

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shterruese të Presidentit Meta shpreh gadishmërinë që të mbeshtesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji të turpshëm.

Edi Ramës i doli boja si asnjë tjetri si mashtrues ordiner që nuk kursen as ndërkombëtarët.

Ndërkombëtarët të ndërgjegjsohen se me çfarë mashtruesi kanë te bëjnë.

Akoma më qesharake edhe këta zëdhënesat vulehumbur të Edi Ramës që kakarisin si gjeli maje plehut.

Shqiptarëve nuk jua mbyll dot gojën dot kërkush.

Media dhe fjala e lirë nuk mund të uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe dështake të Edi Ramës.

Qëndrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari për të gjithë.