Vasili: Komisioni hetimor për Presidentin fillon për faqe të zezë

478
Sigal

Nën/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka komentuar mbledhjen e Komisionit Hetimor duke thënë se ka filluar për faqe të zezë ku ktyetari i Komisionit ka shkelur rregulloren. Vasili vijon akuzat duke thënë se këta nuk kanë turp dhe nuk kanë lidhje as me shtetin as me ligjin.

Postimi i plotë i Vasilit

Komisioni hetimor për Presidentin fillon për faqe të zezë.

Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur të porositur nga Edi Rama seancën.

Duhet ta dini të gjithë që fjalimi, nëse ka një të tillë, mbahet vetëm ditën e parë kur komisioni fillon punën, ndërsa sot fillon direkt me pyetjet, për të cilat komisioni ka interes të marrë shpjegime.

Po këta sharlatane s’kanë as turp dhe s’kanë asnjë lidhje asgjëkundi as me shtetin dhe as me ligjin, këta janë turpi i këtij vendi, janë thjesht banditizmi ulur në karriget e kuvendit.