Vasili: Goodbye Reforma dhe udhë të mbarë për në Dibër!

137

Nga Petrit Vasili.

Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar për tre vjet dhe ku “peshqit e mëdhenj” Kryeminister, Ministra, deputetetë etj, që i mori vesh gjithë bota dhe u shpëtuan nga prokuroria në mënyrën me kriminale është demaskimi i plotë dhe pa alibi për reformën në drejtësi të rilindjes që zgjodhi Arta Markun me 69 vota.

Pse nuk e hetuan dhe çuan përpara drejtësisë Arta Marku dhe Donika Prela për tre vjet dosjen 184?

Po ministrat dhe deputetët Gjykata e Dibrës do ti gjykojë?

Po qe do pergjigjen deri në një për shpërdorim detyre këta prokurorë a e dinë?

Po që kanë përgjegjësi shumë të rëndë për moshetimin dhe mosdenimin e krimit zgjedhor a e dinë?

Po që nuk do ti falë askush dhe toleranca për këta shpërdorues detyre do jetë zero a e dinë?

Pres të të dëgjoj ndonjë opinion edhe nga këta duartrokitësit e mëdhenj në anglisht të reformës në drejtësi.

Por, jo jo, këta janë memecë edhe përpara skandalit sa një mal.

Këta flasin vetëm për “mrekullinë imagjinare” të reformës në drejtësi si e bukura e dheut të globit dhe “sukseset” e saj madhështore në shkretimin dhe shkatërrimin e drejtësisë.

Euraliusi mund të transferohet tash në Dibër!!

Reforma e rilindjes ishte kapje e drejtësisë, pandeshkueshmëri dhe autostradë për kriminelët, kush nuk e sheh i plaçin sytë, kush e sheh dhe e fsheh pastë faqen e zezë.

Goodbye reforma në drejtësi dhe udhë të mbarë për në Dibër.