Vasili bën thirrje me poezinë e Nolit: Se mileti po gatitet, se tirani lebetitet! (VIDEO)

247

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë një video nga filmi ”Lulekuqe mbi murë” dhe pjesën e interpretimit të poezisë së Fan Nolit, ”Anës lumenjeve”. Për Vasilin, kjo është një kushtrim kundër të keqes, që duhet shkulur që të mos hedhë rrënjë dhe të prishë jetën e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Kushtrim kundër të keqes, që duhet shkulur që të mos hedhë rrënjë dhe të prishë jetën e shqiptarëve.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!