Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në qarkun eKorçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht po punohet Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës.
Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.
Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, nënvizoi ARRSH.