Uuuuuu! Studentët përzënë të rinjtë e FRESSH-it, largohen kokëulur (VIDEO)

302

Ashtu si në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, edhe në Gjirokastër, pavarësisht pengesave nga ana e policisë që ata nuk mund të protestonin pa leje, studentët janë mbledhur dhe po protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestës është regjistruar edhe një ‘incident’ mes tyre dhe të rinjtë e forumit rinor socialist FRESSH. Studentët ashtu siç shihet në këtë video i kanë përzënë nga protesta të rinjtë e FRESSH, duke thirrur “Turp turp, turp”.

Nuk dihet nëse të rinjtë e furumit rinor socialist kishin shkuar për t’ju bashkuar studentëve, apo me qëllime të tjera.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Gjirokastër një student për kamerën e ‘Fax News’ pohoi se ka patur mesazhe nga FRESH në Gjirokastër për të penguar studentët qëtë marrin pjesë në protestë.

MNdërkohë që një student tjetër para dy ditësh ishte shoqëruar në komisariat për shkak se nuk ishte marrë leja në policia për të protestuar.

Ditën e sotme studentët që po protestojnë kanë marrë leje në polici.