Tirana vlon para protestës së opozitës, Rama flet nga Berati me ERTV

586
Sigal

Ndërkohë që Tirana vlon sot nga përgatitjet për nisjen e protestës më të madhe të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Beratit ku ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët për nismën “Shkolla Ime”.

Rama i veshur sportiv, me transmetim live në ERTV në rrjetet sociale, ka nisur të flasë për thellimin e procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët si një domosdoshmeri për Shqipërinë që duam. Platforma shqipëriaqëduam.al, tha ai, është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë besnike e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.