“25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit”/ Vasili: Të gjithë në këmbë, nuk ka më kohë. Të çojmë para drejtësisë…

228
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat bëri një pasqyrim të situatës, që sipas tij është shumë e vështirë. Nga situata e naftëtarëve te përmbytjet nga shirat e fundit, Vasili bëri fajtor qeverinë.

Sipas tij, zgjidhja është 25 prilli, kur edhe do të jetë dita e ndëshkimit, për të gjithë pushtetarët që kanë abuzuar.

“Kjo është një qeveri kriminale dhe hajdute. 60 mln euro taksa ia fali Armos, nuk ia mblodhi, që do të thotë 70 e ca mld lekë të vjetra. Ndërsa para për të paguar punonjësit nuk ka. Kryeministri rreh gjoksin dhe krenohet që nuk i bën njeri presion. Nuk po iu bëjnë presion, por po kërkojnë hakun e tyre.

Ky që ka miliarda për ti dhënë oligarkëve për koncesione, ky një 10-fishon çmimin e një km rrugë për të rrëmbyer para, ky që pretendon se po bën rilindjen urbanë, po vdes qytetarët. Çdo qytetar e kupton se çfarë hajdutërie ka qenë. U ngjeshën me beton pa fund dhe qytetet përmbyten,

Sot është e qartë se përballë ka një qeveri të inkriminuar deri në palcë, që nuk pyet për naftëtarët.

Ndaj duhet të gjithë në këmbë të vlerësojmë çdo moment. Të krijojmë bazën për një ndëshkueshmeri shembullore për këtë kërdisje që i është bërë shtetit. 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit, shpagimit dhe çuarjes para drejtësisë të racës më të keqe. Nuk ka më kohë për të falur asnjë nga këta maskarenj të pushtetit”, u shpreh Vasili.