Tërheqja e kandidatit të PSD në Vlorë, Berisha: Taktikë e kotë, Rama i gjashti nuk e merr mandatin

83
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar dorëheqjen e kandidatit për deputet të PSD-së në Vlorë, Leonard Beqiri.
Sipas Berishës, vendimi për dorëheqjen e tij erdhi si akti kurbani nga ana e kryeministrit Edi Rama, me qëllim që ky i fundit të fitojë mandatin e tij si deputet, pasi ndodhet i gjashti në listë.

MESAZHI I BERISHËS
A do ta fuse dot Leonard Beqiri, Ramen ne Parlament ?
Te dashur miq, dje pas tratativash intensive, ne nje akt kurbani per Edi Ramen, Leonard Beqiri papritmas dha doreheqjen si kandidat per deputet i PSD. Kjo doreheqje, qe ra si rrufe ne qiell te hapur, ka vetem nje qellim; rritjen sado pak te shanseve per Edi Ramen, i gjashti ne listen e PS, per te marre mandatin e deputetit.
Ne te vertet, me gjithe vetesakrifikimin e Beqirit, Rama prap se prap duket i pashprese pasi ne tre polle paralele, ate te PD, LSI dhe vet pollin e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashte parlamentit njelloj si Ramiz Alia ne vitin 1991! sb