Rama në Mallakastër: Vota e 21 qershorit, zgjidhje për problemet e familjeve

352
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Mallakastër, Shyqyri Kapllani deklaroi se për votën e 21 qershorit çdo familje duhet të mendojë si për një investim që bën për veten e vet. Nuk është votë kjo për të mbajtur me gajret SHQUP-in, por për t’i dhënë zgjidhje problemeve që familja ka në raport me jetën jashtë mureve të shtëpisë.
“Këto janë zgjedhe shumë të rëndësishme për fshatin. Asnjëherë në 25 vjet fshati nuk ka pasur mundësinë që ka sot me këto zgjedhje, sepse deri në zgjedhjet e shkuara, fshati ka qenë i lidhur me komuna të vogla, komuna të cilat s’kanë pasur mundësi edhe kur kanë dashur t’i përgjigjen problemeve dhe të zgjidhin hallet e fshatit”, deklaroi ai.
Rama tha më tej se “në katër vitet e ardhshme, ne në Mallakastër do të hedhim bazat e një ndryshimi rrënjësor dhe rezultatet do të fillojnë të duken shumë shpejt. Përpara se të bëjmë këtë, duhet që t’i japim Shyqyriut një mbështetje të madhe, duhet që ta fitojmë këtë bashki me një rezultat shumë bindës. Një rezultat që të jetë shprehës i nevojës së secilit dhe çdo familjeje këtu, për ndryshim dhe shprehje e nevojës për të shkuar të gjithë bashkë në drejtimin e duhur”, përfundoi Rama.
Sigal