Studentët sot do t’i bëjnë surprizë kryeministrit

534
Sigal

Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha dje deklaruan se do të vijojnë të protestojnë për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë. Ato u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që t’i bashkohet kauzës së tyre. Të pyetur nëse do t’i bashkohen protestës së diasporës, studentët u shprehën se i mirëpresim ato në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve. Gjithashtu për protestën e sotme ata paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë. “Gjatë protestës së sotme, do të ketë një surprizë për kryeministrin. Do të ketë një surprizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot.”- thanë studentët, të cilët nuk preferuan të japin më tepër detaje. “Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protestat masive me datë 7 Janar. – u shprehën studentët.