Futbolli nuk njeh pushime në Angli, sepse tradita kërkon që stadiumet të mbushen plot me familje edhe në ditët e bukura të fundvitit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që klubet dhe futbollistët janë robotë, përkundrazi, ka shumë iniciativa të bukura, nga bamirësia te ulja e çmimit të biletave, apo dhuratat e ndryshme.
Liverpool ka menduar të befasojë disa fëmijë, nxënës të një shkolle në Liverpool, disa prej tyre edhe tifozë të Evertonit.
Andy Robertson, Mohamed Salah e Xherdan Shaqiri vizituan një shkollë, por pa dijeninë e nxënësve, duke u bërë një surprizë të bukur dhe duke u shpërndarë dhurata.
Shihni videon gazmore, me fëmijët që flisnin pa e ditur që idhujt e tyre ishin aty pranë…