Sot mblidhet Kuvendi i ri i Shqipërisë

666
Sigal

Jozefina Topalli me tenderim jo transparent në pushimet e banjës, blen 140 kompjutera për çdo deputet

Sot, mblidhet për herë të parë, Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Legjislatura e re parlamentare pritet të çelet sot në orën 18:00. Në këtë Kuvend, PS-ja ka 65 deputetë, PD-ja ka 49 deputetë, LSI-ja ka 16 deputetë, PDIU-ja ka 4 deputetë, PR-ja ka 4 deputetë, PBDNJ-shi ka 1 deputetë, PKD-ja 1 deputetë. Koalicioni i Majtë ka 83 deputetë, ndërsa 57 deputetë ka koalicioni i Djathtë.  Sipas Rregullores së Kuvendit, në ditën e parë do të veprohet për zgjedhjen e strukturës së re të Kuvendit.

Neni 1- Mbledhja e parë e legjislaturës

 1. Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë.

2. Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve.

3. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat.

Neni 2 Verifikimi i mandateve

 Me hapjen e mbledhjes së parë të legjislaturës, drejtuesi i seancës i njofton Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre.

  Neni 3 Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve

 1. Kuvendi, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh një Komision të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë dhe pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Propozimet për përbërjen dhe Kryesinë e Komisionit bëhen nga përfaqësuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Kuvendi me votim të hapur, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij.

2. Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit. Në rast se Komisioni vëren paligjshmëri në zgjedhje, i propozon Kuvendit dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e hartuar nga Komisioni, duhet të nënshkruhet nga jo më pak se një e pesta e të gjithë deputetëve brenda 3 ditëve nga leximi i raportit. Nëse në përfundim të kësaj periudhe kërkesa nuk është nënshkruar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese, deputeti ftohet të kryejë betimin.

 Neni 4 Betimi i deputetëve

 1. Menjëherë pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin.

2. Teksti i betimit është: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”

3. Teksti i betimit lexohet nga drejtuesi i seancës dhe deputetët ftohen, një e nga një, të ngrihen në këmbë dhe të deklarojnë “Betohem”.

4. Deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.

5. Drejtuesi i seancës, në këshillim me Sekretarinë e Përkohshme, deklaron mbarimin e mandatit të deputetit kur ai nuk pranon të betohet ose i shmanget betimit dhe njofton menjëherë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deklarimi i mbarimit të mandatit botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.

Neni 5 Organet drejtuese

 Menjëherë pas kryerjes së betimit nga deputetët, procedohet me zgjedhjen e Kryetarit dhe të Byrosë së Kuvendit.

 Neni 6 Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit

 1. Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë. Një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Propozimi bëhet me shkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dhe paraqitet në Sekretarinë e Përkohshme të Kuvendit.

2. Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota.

3. Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit.

4. Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij.

Neni 7 Kryetari i Kuvendit

 1. Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe për sigurimin e kushteve të nevojshme Kuvendit dhe strukturave të tij.

2. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari u jep fjalën deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejton dhe moderon në mënyrë të paanshme debatet, siguron rendin në seancë plenare, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre.

3. Kryetari i Kuvendit, në këshillim me kryetarët e grupeve parlamentare, përcakton listën e anëtarëve dhe të kryesive të delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare. Përbërja e delegacioneve pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit dhe është në përputhje me rregullat e përfaqësimit në organizatat përkatëse.

Lista e anëtarëve të delegacioneve të përhershme dhe çdo ndryshim i mëvonshëm në to i njoftohen Kuvendit në seancën plenare më të parë. Në rast kundërshtimesh, Kuvendi vendos me votim të hapur.

4. Kryetari i Kuvendit, në bashkëpunim me Kryetarët e grupeve parlamentare dhe Sekretariatin për Marrëdhëniet me Jashtë, cakton delegacionet e përkohshme, që përfaqësojnë Kuvendin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Berisha: Ja pse refuzoj të hap punimet e Kuvendit

Kryeministri në ikje Sali Berisha ka shpjeguar dhe arsyet e refuzimit të tij për të drejtuar këtë seancë të parë, që me rregulloren e parlamentit i takonte atij ta drejtonte mbledhjen e së hënës.Unë refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit. Maxhoranca e Piktorit është ngritur mbi mashtrimin, krimin, paratë e drogë! Të dashur miq, unë dua t’ju sqaroj pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se ne kaluam në opozitë. Por sepse kjo maxhorancë erdhi në pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato të Papandreut në Greqi. Papandreu mashtroi grekët duke iu deklaruar se, “paratë janë, por duhet të jemi ne” pra duhet të më votoni mua për të dalë nga kriza. Miku i tij në Shqipëri, Piktori i dështuar, duke përdorur si dëshmitar të rremë Ilir Metën, iu premtoi shqiptarëve se shërbimi shëndetësor do të jetë falas pa kontribute, legalizimet do bëhen falas, çmimet do ulen për të gjitha ushqimet dhe energjinë për të gjithë shqiptarët, taksat do ulen për 95 % të shqiptarëve, do të krijojë 300.000 vende pune dhe të përndjekurit do ti dëmshpërblejë brenda dy viteve, madje me 25 euro për ditën e vuajtjes. Por për të arritur këto duhet të më votoni. Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu zhyti shumë thellë Greqinë në krizë, ndaj dhe qytetarët i prenë biletë dhe ai u zhduk. Së shpejti me siguri kjo do ndodhë edhe me Edi Ramën në Shqipëri. Kjo maxhorancë nuk qëndron, sepse është ngritur mbi mega mashtrimin, paratë e drogës dhe krimit të organizuar”, përfundon Berisha.

Sokol Olldashi: “E sigurt është që kam dhënë maksimumin tim”

Deputeti i PD-së, Sokol Olldashi shprehet për 8- vjeçarin e qeverisjes së PD-së, duke thënë se, vlerësimin do ta bëjnë qytetarët dhe vendi, duke falënderuar demokratët për besimin që i dhanë në përfaqësimin e tij si ministër. Olldashi pohon se, ka dhënë maksimumin e tij dhe shpreh se do t’i përkushtohet me më shumë energji dhe vullnet misionit të opozitarizmit. “Sot fillon punë Parlamenti i ri. Ndaj, doja sot të shprehja mirënjohjen time për mundësinë që pata në këto tetë vite, të jap kontributin tim në qeverisjen e vendit, qoftë në ministrinë e Brendshme, qoftë ne ministrinë e Transportit dhe Punëve Publike.
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua. Nuk është e udhës që të bëj sot një bilanc, sepse u takon qytetarëve e këtij vendi të bëjnë vlerësimin për mua dhe për secilin prej kolegëve e mi. E sigurt është që kam dhënë maksimumin tim. Dua të falënderoj të gjithë demokratët për mundësinë e pakrahasueshme që më dhanë për t’i përfaqësuar në dy dikastere të rëndësishëm, dua të falënderoj strukturat e PD-së për mbështetjen e vazhdueshme, të falënderoj kryeministrin e vendit për besimin. Dua të falënderoj edhe të gjithë deputetët me të cilët kam ndërvepruar në këto tetë vite, mbështetësit dhe oponentët dhe t’u shpreh vlerësimin tim maksimal. Së fundmi, dua të garantoj të gjithë demokratët se, akoma me më shumë vullnet dhe energji, do t’i kushtohem misionit opozitar të PD-së, ndërtimit të një kauze morale opozitare, ku të gjejnë veten shumica e qytetarëve shqiptarë.

 

Skandali i Jozefina Topallit me tenderin e kompjuterëve  të Kuvendit

Ka ndodhur edhe një çudi e padëgjuar dhe e paparë. 140 deputetët e rinj të Kuvendit, do të gjejnë në sallën e Kuvendit, çdo kompjuter në  vendin e tyre. Asnjë parlament në botë nuk i ka pajisur të gjithë deputetët e tij me kompjuter, në sallën e parlamentit. Jozefina Topalli, si kryetare e Kuvendit, gjatë muajve të verës, kur Kuvendi i kishte mbyllur punimet, pa u konsultuar me asnjë grup parlamentar, pa marrë vendimin e askujt, pa shpallur asnjë njoftim, ka zhvilluar në fshehtësinë më të madhe tenderimin e blerjes të kompjuterave, për secilin deputet që do të ulet në sallën e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, për 8 vjet që drejtoi Kuvendin, ende nuk u ka siguruar  kompjutera deputetëve që punojnë në zyrat e kryesisë së Kuvendit, që punojnë dhe drejtojnë komisionet parlamentare. Asnjë deputet anëtar i komisioneve parlamentare, nuk ka kompjuter në sallën që zhvillojnë përditë punimet e këtyre komisioneve parlamentare,. Ndërsa, krejt papritur, në fshehtësinë më të madhe, zonja Topalli, gjatë muajve të banjës popullore, zhvillon tender, blen me lekët e taksapaguesve shqiptarë 140 kompjutera profesionale, që deputetët t’i përdorin 4-5 orë në javë. Topalli kërkon që ta kthejë sallën e Kuvendit në sallë interneti, ku deputetët, në vend të debatit parlamentar, të luajnë bixhoz në kompjuterat që u bleu Topalli. Derisa janë krejtësisht të padobishëm, të pashfrytëzueshëm nga deputetët, qëllimi i vërtetë i blerjes së 140 kompjuterave të sallës së Kuvendit, nga Jozefina Topalli është fitimi  që kanë fituar të tjerë nga ky tenderin jo transparent që ka bërë gjatë muajve të banjës kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, i cili ka kushtuar qindra mijëra euro. Nuk është çudi që zonja Topalli të ketë bërë edhe ndonjë tenderim, që të heqë poltronet e podiumit dhe në seancat e pushimit të Kuvendit, t’i zëvendësojë me tavolina bilardoje, që deputetët të argëtohen sa më gëzueshëm, pas një pune të vështirë të debatimit parlamentar.

 

 


Kabineti Rama 1
Kryeminister Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi

Ministritë:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka

Ministrat e Shtetit:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Cuci
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi http://ëëë.albeu.com/shqiperi/rama-prezanton-qeverine-e-re-ja-emrat-e-ministrave/119969/

 

Lista e deputetëve dalë nga zgjedhjet parlamentare qershor 2013

Pa dorëheqjes së deputetëve ministra të kabinetit “Rama 1”, që do të bëhet pasi që betohen deputetët ministra, dhe do të ndiqet një procedurë e veçantë, ku deputetët do të dorëhiqen një e nga një, dhe jo të gjithë njëherësh, do të propozohen edhe deputetët që do t’i zëvendësojnë. PS dhe LSIakoma nuk kanë vendosur se cilët do deputetë do t’i zëvendësojnë. Do të ndiqet radha e listës, apo kërkesat që kërkon Kodi Zgjedhor, edhe për përqindjen e pjesëmarrjes së gjinisë femërore në Kuvend, sipas qarkut përkatës? Kjo mbetet për t’u parë.

PARTIA SOCIALISTE
1. Pandeli Sotir Majko
2. Saimir Bashkim Tahiri
3. Vasilika Llambi Hysi
4. Ditmir Sulejman Bushati
5. Fatmir Sezai Xhafaj
6. Lindita Llesh Nikolla
7. Besnik Mitat Baraj
8. Xhemal Myslim Qefalia
9. Sadri Ismail Abazi
10. Parid Nezmi Cara
11. Spartak Ibrahim Braho
12.Artan Ilia Gaçi
13. Pjerin Zef Ndreu
14. Rakip Bajram Suli
15. Milena Fatos Harito
16. Dashamir Myslym Peza ?
17.Mimi Pjetër Kodheli
18. Armando Ndue Prenga
19. Fidel Bahri Ylli
20. Ermonela Koço Valikaj (Felaj)
21. Eduard Pajtim Shalsi
22. Eduard Laver Bejko
23.Mimoza Qazim Hafizi
24. Tom Gjekë Doshi
25. Paulin Nikollë Sterkaj
26. Namik Skënder Kopliku
27. Blendi Pullumb Klosi
28. Klodiana Fatmir Spahiu
29. Ilir Hamid Beqaj
30. Namik Hamza Hamza Dokle
31. Gentian Kastriot Bejko
32. Artur Xhek Bushi
33. Vexhi Muçmata
34. Shkëlqim Islam Cani
35. Ulsi Qerim Manja
36. Ben Kristaq Blushi
37. Damian Lekë Gjiknuri
38 Evis Kolë Kushi
39. Alfred Besim Peza
40. Taulant Kasem Balla
41. Musa Rexhep Ulqini
42. Bashkim Muhamet Fino
43 .Arta Agim Dade
44. Olta Anxhelo Xhaçka
45. Ilirian Anesti Pendavinji
46. Ilir Telha Xhakolli
47. Ylli Mihallaq Petraj (Ziçishti)
48. Gramoz Kaso Ruçi
49. Erion Mirdash Braçe
50. Eglantina Muharrem Gjermeni
51. Ilirjan Hyda Celibashi
52. Armando Nikolla Subashi
53. Arben Kristaq Çuko
54. Piro Dano Lutaj
55 . Majlinda Daut Bufi
56. Ervin Agim Koçi
57. Arben Nevruz Ahmetaj
58. Erion Luan Veliaj
59. Anastas Angjeli
60. Edi Kristaq Rama
61. Valentina Abedin Leskaj
62. Koço Theodhori Kokëdhima
63. Luiza Mihal Xhuvani
64. Fatmir Avni Toçi
65. Andrea Theofan Marto

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1. Ilir Rexhep Metaj
2. Klajda Theothoraq Gjosha
3. Luan Mersin Rama
4. Monika Kryemadhi
5. Nasip Qani Naço
6. Gledjon Tomor Rehovica
7. Agron Cela
8. Lefter Haki Koka
10. Përparim Islam Spahiu
11. Edmond Llazar Haxhinasto
12. Bujar Sabri Kllogjri
13. Piro Leonidha Kapurani
14. Petrit Kozma Vasili
15. Robert Thoma Bitri
16. Vangjel Llambi Tavo
17.Shkëlqim Bashkim Selami

PARTIA DEMOKRATIKE
1. Sali Ram Berisha
2. Myqerem Ramazan Tafaj
3. Majlinda Enver Bregu
4. Halim Mesut Kosova
5. Florion Prokop Mima
6. Gerti Jusuf Bogdani
7. Dashamir Hamit Shehi
8. Jorida Hasan Tabaku
9. Edi Tonin Paloka
10. Keltis Kujtim Kruja
11. Kastriot Selman Islami
12.Aldo Tonin Bumçi
13. Gjovalin Pjetër Kadeli
14. Albina Preng Deda
15. Genc Stefanaq Pollo
16. Astrit Ferrik Veliaj
17. Jozefina Filip Topalli
18. Helidon Skënder Bushati
19. Voltana Vehbi Ademi
20. Nard Lazer Ndoka
21. Eduard Ismail Halimi
22. Igli Latif Cara
23 Albana Sadik Vokshi
24. Gent Hysen Strazimiri
25. Oerd Eqerem Bylykbashi
26. Osman Nazmi Metalla
27. Flamur Dalif Noka
28. Besnik Xhaferr Dusha
39. Sherefedin Hamit Shehu
30. Bedri Selman Hoxha
31. Roland Hazis Keta
32. Arben Fahri Imami
33. Eduard Aqif Selami
34. Ardian Zenel Turku
35. Luçiano Dhimitër Boçi
36. Ridvan Vait Bode
37. Eleina Theodhoraq Qirici
38. Edmond Shyqyri Spaho
39. Fatmir Ali Mehdiu
40. Gjergji Stefan Papa
41.Sokol Vangjel Olldashi
42. Mesila Fatmir Doda
43. Kozma Vangjel Dashi
44. Shpëtim Hysni Idrizi
45. Genc Pëllumb Ruli
46. Astrit Hiqmet Patozi
47. Arben Petro Ristani
48. Liljana Abedin Elmazi
49. Vasil Bicaj
PDIU
1. Tahir Muhedini
2. Aqif Kahraman Rakipi
3. Omer Barjam Mamo
4. Dashamir Mehmet Tahiri

PARTIA REPUBLIKANE
1. Ylli Shehu
2. Agron Duka
3. Luan Duzha
4. Gasper Kokaj

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE 1 MANDAT
1.Mark Preng Frroku

PBDNJ
1. Vangjel Spiro Dule