Shenjat e përgjithshme janë; humbje e oreksit, nauze, të vjella, dhimbje të trupit, ethe dhe urinim me ngjyrë të errët
Hepatiti B është një sëmundje infektive inflamatore e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit B (VHB). Ky virus është i përhapur pothuajse në gjithë botën. Infeksioni akut me virusin e hepatitit B fillon me shenja të përgjithshme të infeksionit, si humbje e oreksit, nauze, të vjella, dhimbje të trupit, ethe dhe urinim me ngjyrë të errët. Më pas sëmundja përparon me zhvillimin e verdhëzës apo ngjyrosjes së lëkurës dhe sklerave me ngjyrë të verdhë. Sëmundja zgjatë për disa javë dhe pastaj gradualisht përmirësohet tek shumica e njerëzve të prekur. Tek 1-10% e njerëzve të infektuar me VHB zhvillohet vaskulitis nekrotizues, glomerulonefriti membranor dhe anemi aplastike. Ndërsa janë më të rralla rastet që zhvillojnë hepatit fulminant dhe që përfundojnë me vdekje.
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf




















