Shpërndarja e parlamentit/ Deklarata e fortë e Metës: Ta dojë populli, të dalin 20 burra dhe…

81

Deklaratë e fortë e presidentit Ilir Meta

Sa i përket shpërndarjes së parlamentit, të cilin e konsideron të paligjshëm, kreu i shtetit u shpreh se, që të ndërmarrë këtë nismë do ti duhet mbështetja e shqiptarëve dhe 20 burra që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

“Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamudnur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtlë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.

Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje”, tha Meta.