Soros pagoi 246 milionë dollarë për protesta dhe njollosjen e kandidaturës të gjyqtarit Kavanaugh

517
Sigal

Laura Ingraham: Protestat kundër gjyqtarit kandidat për Gjykatën e Lartë të SHBA, janë koordinuar nga grupe aktivistësh liberalë të mirëfinancuar

Rrjeti më i besuar e i paanshëm i lajmeve në botë, RWN, ka publikuar një informacionin e mëposhtëm, shfaqur nga Fox News Insider: Laura Ingraham ka investiguar se si protestat kundër gjyqtarit Brett Kavanaugh, kandidati për Gjykatën e Lartë të SHBA, janë koordinuar nga grupe aktivistësh liberalë të mirëfinancuar. Kavanaugh, i zgjedhuri i Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, përballet me akuza për agresion seksual në kohën kur ka qenë në shkollën e mesme, të bëra nga Dr. Christine Blasey Ford. Ai akuzohet edhe për ekspozim të vetes para shoqes së klasës në Yale University, Deborah Ramirez, gjatë një parti në konvikt, në vitin e parë. Kavanaugh i ka hedhur poshtë me forcë akuzat. Në programin e saj, Ingraham vuri në dukjes se “Women’s March” ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër konfirmimit të Kavanaughm duke i kërkuar Senatit të votojë kundër. Sipas Ingraham, “Women’s March” llogarit Planned Parenthood dhe Natural Resources Defense Council si partnerë parësorë dhe të dy grupet – të cilët e kanë kundërshtuar me forcë Kavanaugh që kur u bë i ditur nominimi i tij – janë të lidhura me miliarderin e krahut të majtë George Soros. “Sipas një studimi të zgjeruar nga Media Research Center, 100 nga 544 partnerët e Women’s March kanë marrë një total prej 246,637,217 dollarë nga Soros, deri në llogaritjen e fundit”, tha Ingraham, duke vënë në dukje se Planned Parenthood dhe Natural Resources Defense Council janë midis këtyre partnerëve. Zëvendës menaxheri i fushatës së Trumpit, David Bossie, tha se nuk habitet që sheh grupet e lidhura me Sorosin pas protestave anti-Kavanaugh. “Ai është i lidhur me të gjitha aktivitetet e krahut të majtë në këtë vend dhe kudo në botë”, tha Bossie. Ai shtoi se do t’i pëlqente të shihte më tepër “konsistencë” nga protestuesit, të cilët kanë qenë thuajse të heshtur për akuzat kundër përfaqësuesit Keith Ellison (PD-Minnessotta.) dhe të tjerë nga e majta. Jeffrey Lord, redaktor kontribues për The American Spectator, tha se ka pasur kundërshtime të ngjashme kur Presidenti George W. Bush emëroi gjyqtarin D. Brooks Smith për të shërbyer në Shkallën e Tretë të Gjykatës së Apelit më 2001. Ai tha se senatorët Demokratë sfiduan nominimin e Smithit, por prapa skene qëndronin grupe interesi liberale që ‘tërhiqnin fijet’, përfshirë një grup të financuar nga Soros. Një skenar i ngjashëm duket se po luhet edhe me kandidaturën e Kavanaugh, çka ai e quan një ‘problem vërtet serioz’. Ingraham tha se Soros dhe Fondacioni i tij Open Society mund t’i shpenzojnë si të duan paratë bazuar në ligje dhe iu takon Republikanëve të bëjnë që donatorët e tyre miliarderë dhe grupet e aktivistëve të kundërveprojnë. “Nëse duan të japin para për Planned Parenthood, për National Resource Defense Council, nëse duan të japin para për Women’s March, mund ta bëjnë”, tha Ingraham. “Ne jemi Republikanët. Republikanët duhet të kenë grupet e tyre si këta”.