“Soros” do të kontrollojë dhe përdorë edhe 550 administratorët e pallateve

429
Projekti për të krijuar një strukturë menaxhuese të pallateve në Tiranë me administratorë të mbajtur nën monitorim e kontroll prej pushtetit lokal, duket se nuk i ka shpëtuar “syrit dhe veshit” të “Soros”, këtij “përbindëshi” që ka futur në kthetra shoqërinë civile, ekonomike e politike në Shqipëri dhe prej 25 vitesh e veçanërisht në 3 vitet e fundit, po i komandon sipas interesave dhe skemave të tij rajonale e më gjerë! Një lajm i ardhur në “Telegraf”, na bëri me dije se “Soros” ka zgjatur tentakulat edhe mbi administrimin e pallateve të Tiranës! Mos vallë, për ta pasur si një biznes më tepër? Jo! “Soros” synon dhe po punon për ta futur në dorë e për ta mbajtur nën kontroll shërbimin e administrimit të pallateve në Tiranë, si një mundësi për t’i kthyer 550 administratorët e këtyre pallateve, në një “ushtri” tjetër në shërbim të politikave të tij “përça e sundo” që po aplikon me sukses në Shqipëri! Ndaj dhe sipas burimit të informacionit, thuhet se “Soros” ka marrë “licencën” për të drejtuar “ushtrinë” e administratorëve të pallateve, të cilët do të përzgjidhen jo nga banorët e pallateve, por nga pushteti lokal e do të licencohen nga “duart” e shërbimeve të “Soros”. Ajo që ka detyrë emergjente “Soros” është trajnimi i tyre me “kurs” special, me qëllim që ata, të jenë në gjendje të bëhen të besueshëm në komunitet, si mision i paguar për të “injektuar tek çdo banor, bindjen e vërtetësisë se gjithçka që do t’u serviret banorëve, të besohet si projekt, apo lëvizje shoqërore gjoja në shërbim të banorëve. Se cila është strategjia konkrete e “Soros”, që synon të marrë kontrollin e administratorëve të pallateve, këtë do ta tregoj koha… 
Sigal