Basha-Balla, si agjentët 007,ditën si barinj, natën si kasap

122
Sigal

Publikohen pamjet e takimit të fshehtë të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla në shtëpinë e këshilltares personale të Bashës. Gjatë ditës Basha dhe Balla u shanë në Kuvend me libër shtëpie, pasdite me një makinë të panjohur që na kujton agjentin 007, u futën nga parkimet njëri pas tjetrit në apartamentin e fshehtë. Ata dolën pas 50 minutash njëri nga shkallët dhe tjetri me ashensor, duke finalizuar takimin me vendimin për vulën nga gjykata e apelit. Video e publikuar në ditën e Drejtësisë, një provë më shumë për kapitullimin e vettingut para politikës

Publikohen pamjet e takimit të fshehtë Basha-Balla

Ja intinerari i skandalit  1 javë ditë para vendimit të gjykatës  për vulën

Dje u publikua video ekskluzive e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy).

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve.  Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla.

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.

Ky takim përkon me 1 javë se gjykata të jepte vendimin për vulën dhe 1 ditë para avokatët e Bashës u tërhoqën nga ideja për bashkimin e dosjeve dhe insistuan vetëm për njohjen e Bashës si kryetar.

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy. Berisha ka akuzuar prej mëse një viti Bashën për pazare me Ramën, duke goditur rëndë Partinë Demokratike.

Misioni përçarës                    

Ajo që ndodhi në vitin 2017, më 17 maj mes marrëveshjes Basha-Rama paska patur vijime , kjo tashmë me skandalin e dalë në pah ku Basha pas Ramës shkon dhe në prehërin e Ballës. Lulzim Basha me dështimet e tij të njëpasnjëshme dhe humbjet në seri krijoi shumë zemërim dhe bëri që demokratët të ndiheshin çdo herë e më të braktisur dhe të përdorur nga ish-kryetari i tyre. Basha e katandisi si mos më keq Partinë Demokratike duke e lënë në opozitë, duke prerë kështu çdo shpresë të demokratëve. Për vendimet dhe përfitimet e tij personale nga karrigia e kryetarit, Basha ishte gati të sakrifikonte Partinë Demokratike.

Basha e ktheu PD në një bunkier, të rrethuar me tonelata hekur, të blinduar anekënd vetëm për të mos lënë demokratët të hyjnë në seli.

Berisha rithemeloi PD, me realizimin e Kuvendit 11 Dhjetorit ku Basha dhe të tijtë u shfuqizuan nga detyrat e tyre. Kryesia dhe anëtarët e PD votuan dhe zgjodhën drejtuesit e rinj.

Pas bëmave Grupi i Bashës nuk shkel më në selinë blu, pasi etiketohen si tradhtarët që dhunuan demokratët dhe shtëpinë e demokratëve dhe që fliten për marrëveshjet e fshehta me Ramën. Por shkel mesa duekt më së miri nëpër apartamente sekrete për të thurur pazaret e radhës.

Por pavarësisht kësaj, PD zyrtare e Berishës, nxorri kandidatët e saj për bashkitë duke zhvilluar “Primaret” një risi në PD, ku votoi anëtarësia dhe simpatizantët.

Tashmë topin për të mbajtur peng PD ja kaloi Alibeajt, ku me ndihmën e drejtësisë së kapur morën vulën, ndërkohë që në këto zgjedhje mezi arritën të nxjerrin kandidatë në 14 bashki, nuk plotësojnë dot numrin e vëzhguesve dhe dynden në fonde që i jep Ilirjan Celibashi i KQZ, këtij grupi që çdo ditë dëshmon që është përçarës i opozitës së vërtetë. Kësaj herë si asnjëherë tjetër  këta elementë si Alibeaj që janë future nën petkun e PD për të eleminuat shpresat e demokratëve.