Mbyllja e kufijve nga BE. Ylli Manjani, Ramës: Nëse ke pak përgjegjësi për këtë vend lejo testimet masive

301
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se kreu i qeverisë duhet të reagojë menjëherë për mbylljen e kufijve për Shqipërinë nga BE. Në një publikim në Facebook, Manjani shprehet se nëse krerët e qeverisë kanë sado pak përgjegjësi për shqiptarët duhet të nisin testimet masive për koronavirusin.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
“KRYEMINISTËR! MINISTRE E SHËNDETIT!
Në paçi sado pak përgjegjësi, njerzillëk e dashuri për këtë vend, lexojini këto kritere dhe veproni! Ndihmojini shqiptarët të rikthehen tek lëvizja e lirë! Blejini ato kite e filloni testimet si kurrë më parë. Lejoni spitalet private t’u ndihmojnë.
Bëni një database shembullorë me të dhëna për të infektuarit realë dhe një hartë reale ku ato ndodhen. Vetëm kështu virusi do izolohet dhe njerëzit do çlirohen.
Vetëm kështu plotësohen këto kritere të BE. Në keni perëndi ku besoni, BËJENI këtë përpjekje!
Lërini shpikjet! Lëreni dajakun e kërcënimet! Bëni vetëm pak punë të lejoni TESTET! Kaq!”.