SHBA: Largimi i influencave kriminale nga qeveria, në Shqipëri duhen reforma sistematike

515
Misioni amerikan në OSBE analizon raportin për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara vëne në dukje se edhe pse është bërë përparim në largimin e individëve me lidhje të njohura penale nga lista e kandidatëve, disa mbetën në fletën e votimit. “U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të insistojnë që partitë e tyre politike të ofrojnë kandidatët me reputacion të cilët dëshirojnë ta çojnë vendin përpara. Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale nga qeveria, është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Mënyra më efektive për të siguruar këtë është që Shqipëria të bëjë reforma sistematike kushtetuese dhe legjislative që pengojnë kandidatët të cilët janë subjekt i ndikimit penal ose me qëllim kriminal që të vendosen në fletën e votimit.”- thekson misioni amerikan.

SHBA mirëpret punën intensive të Prezencës së OSBE-së për të ndërtuar mbështetje për një Kod parlamentar të Sjelljes, dhe i bën thirrje të gjitha palëve, duke përfshirë ato në opozitë, që të punojë për të arritur miratimin e saj. “Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin për të mbështetur angazhimin e tyre për të bërë reformën gjyqësore një prioritet i lartë, me veprime jo vetëm me fjalë. Ne duam të theksojmë rëndësinë e përfshirjes së opozitës politike në këtë proces. Reformat duhet të ndiqet në një frymë të përkushtimit shumë-partiak, ndërsa në të njëjtën kohë është me rëndësi që asnjë parti të mos bllokojë rrugën përpara. Ne përgëzojmë punën e Prezencës së OSBE-së për të nxitur konsultim të gjerë dhe angazhimin qytetar në reformën gjyqësore, duke përfshirë ngjarjet rajonale në terren dhe pjesëmarrjen aktive në grupet parlamentare të punës.

 Më e rëndësishmja, Prezenca e OSBE të jetë gjithashtu e përfshirë ngushtë në zhvillimin e proceseve gjyqësore transparente në përputhje me angazhimet e OSBE-së. Populli shqiptar ka pritur një kohë të gjatë për drejtësi të paanshme – një sistem gjyqësor në të cilin gjyqtarët dhe prokurorët të promovojnë sundimin e ligjit dhe të mbahen përgjegjës për sjelljen e tyre. Shtetet e Bashkuara ndjejnë fuqimisht se shqiptarët e te gjitha partive dhe interesave duhet te trajtojnë sfidën e reformës gjyqësore përpara se vendi te mund të ndërmarrë hapin e ardhshëm demokratik përpara.”- thekon misioni amerikan në OSBE.
Sigal