Sali Berisha: Këta janë shokët e krimit. Ekzekutojnë me pritë lidhjet që i rrezikojnë

476
Sigal

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjet më të fundit në vend dhe qeverisë “Rama”, duke i quajtur shokë të krimit. “Të dashur miq, vrasjet, çdo ditë maskat, çdo natë tritoli, trafiqet kanë dominuar si kurrë ndonjëherë më parë javët e para të këtij viti. Krimi në shtetin policor të Edi Ramës është në revansh të papërmbajtur”,- ka thënë z.Berisha. Në vijim të shkrimit Berisha ka akuzuar qeveritaret, të cilët, sipas tij, për të zhdukur gjurmë të hershme të lidhjeve të tyre me krimin i ekzekutojnë me prite shtetërore ato. Akuza janë drejtuar dhe kundrejt policisë së shtetit, të cilët neglizhojnë detyrën e tyre dhe merren ve vëni gjobash dhe plaçkitje qytetarësh, ndërkohë që krimi në vend po degradon. “Policet, të shndërruar në gjobëvënës, nuk merren më me krimin dhe kriminelet, trafikantët apo maskat. Në tërësi për të gjitha këto akte nuk ka autor. Policia merret vetëm me gjobvënie dhe mbledhjen e gjobave të vena në kundërshtim me ligjin për të plaçkitur pa maska qytetarët. Situata po degradon me shpejtësi çdo ditë. Qeveritaret aktuale janë shokët, nunët e krimineleve të ish bandave me të rrezikshme dhe banditëve aktuale kryesore ndaj dhe krimi nuk pyet më për Policinë, por është ngjitur në zyrat e shtetit duke filluar nga zyra e kryekreut. Rama është i njohur botërisht për lidhjet e tij të gjithanshme me: “bandën e rrugës së Kavajës”, “bandën e Lushnjës”, “Hakmarrjen për Drejtësi” dhe disa te tjera me të cilat kur drejtonte Bashkinë, lante para, rrëmbente prona, por edhe kuti votimi. Po shkojmë drejt pasigurisë se plotë dhe kaosit!”,- ka përfunduar postimin e tij ish-kreu i vendit Berisha.