Raporti vjetor për KED/ Shkaqet e dështimit të KED, ndryshimi I ligjit, anëtar pa vetting dhe pa magjistraturë. Ja shkelja e standarteve

454
Sigal

Raporti vjetor tregon gjendjen dëshpëruese. U ndryshua Ligji i Statusit, anëtarët pa vetting dhe pa Shkollën e Magjistraturës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dështoi në arritjen e standardeve të Reformës në Drejtësi

Raporti vjetor i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, tregon se si një nga këshillat e lartë të drejtësisë vazhdimisht dështoi të arrinte standardet e reformës në drejtësi, që prej krijimit të tij. Pasi Presidenti Meta refuzoi të hidhte shortin për KED 2019, për shkak të listës së paplotë të kandidatëve, Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi mori përsipër ta organizonte atë dhe instaloi një të ashtuquajtur “Këshill të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi”, term dhe zgjidhje e përdorur më parë për “Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm” dhe njëkohësisht anëtaren e “Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi” Arta Marku. Veprimtaria e KED-it në fakt nuk është e përkohshme dhe vendimet e tij sollën efekte që zgjasin në kohë dhe janë mjaft të dëmshme. Problemet filluan që me formimin e KED-it. KED përfundoi vitin e tij “funksional” me gjashtë nga nëntë anëtarë. Raporti vjetor gjithashtu detajon qartë kaosin që KED gjeti filloi aktivitetin e tij: mungonin akte nënligjore, mungonin dokumentet administrativë lidhur me mbushjen e vendeve të lira në Gjykatën Kushtetuese dhe mungonte personeli ndihmës dhe zyrat. Raporti Fillestar i EURALIUS V thotë qartë (në Aktivitetin 1.5.4) se drejtuesja Agnes Bernhard është përgjegjëse për të ndihmuar Parlamentin “në funksionin e tij për të mbështetur dhe monitoruar institucionet shqiptare në zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

  • Pse EURALIUS nuk bëri ​​një paralajmërim?
  • Pse Delegacioni i BE-së në Tiranë, mbështetësi i qeverinë Rama, nuk bëri zë?

Ajo që e përkeqësoi edhe më tej situatën është fakti që zyrat e KED janë në Gjykatë së Lartë, e cila është shpërbërë nga Reforma në Drejtësi dhe ka vetëm një gjyqtar, pa mandat dhe të diskutueshëm: Ardian Dvorani, në të njëjtën kohë kryetari i paracaktuar i KED. Dështimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar vendet e lira në Gjykatën e Lartë, dobësoi edhe më tej KED-in, i cili, jo vetëm që mbështetet në ambientet e Gjykatës e Lartë për zyrat, personelin dhe buxhetin, por gjithashtu ka nevojë që Gjykata e Lartë të propozojë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Vetëm pas gati gjysmë viti përpjekjesh, më 10 maj, Këshilli i Ministrave vendosi t’i japë KED buxhet shtesë, për të vazhduar punën! Vetë KED-i i përkohshëm shprehet, se detyrat që duhej të përmbushte – ringritja e Gjykatës Kushtetuese – ishte “plotësisht e paparashikuar më parë dhe e jashtëzakonshme”, e më pas shton: “Për shkak të krijimit të njëpasnjëshëm dhe të shpejtë të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe shpalljes së tyre sipas ligjit nga organet emërtuese, krahas atij të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe për shkak të mosfunksionimit të Këshillave të mëparshëm, KED (i përkohshëm) i zgjedhur për vitin 2019 është gjendur përballë një situate që shkon përtej parashikimeve kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtij organi kushtetues, si organ kolegjial ad hoc, ku anëtarët e tij në të njëjtën kohë kryejnë edhe funksione të tjera kushtetuese dhe gjyqësore, pa buxhet, infrastrukturë dhe personel të vetë Këshillit, si institucionet e tjera kushtetuese dhe administratës publike.” Duke përfunduar: “Ky Këshill  kishte një ngarkesë të jashtëzakonshme pune, të pa parashikuar dhe përtej motiveve të hartuesve të Kushtetutës.” Ekzistojnë dy shpjegime: Ose reforma në drejtësi u hartua keq sepse nuk arriti të merrte parasysh shembjen e plotë të një gjyqësori funksional, ose të gjithë të përfshirët e dinin se kjo mund të ndodhte, dhe ia mbajtën të fshehtë opinionit publik për të miratuar reformën. Pra, ose janë të paaftë, ose gënjejnë. Pjesa tjetër e raportit i është kushtuar diskutimit të procedurave për zgjedhjen e anëtarëve e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, raporti hedh poshtë disa nga pohimet e qeverisë rreth përzgjedhjes. Para së gjithash, raporti i KED-it duket se mbështet argumentet e Presidentit Ilir Meta se Parlamenti nuk duhet të zgjidhte gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nga listat që përmbajnë më pak se 3 kandidatë. Zgjedhja e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit nga Kuvendi, nga listat që përmbanin më pak se tre kandidatë është, sipas vetë KED-it, në kundërshtim me Kushtetutën. Raporti i KED-it, megjithatë, anashkaloi pjesën më të madhe të krizës kushtetuese të shkaktuar nga insistimi i Presidentit që anëtarët të zgjidhen sipas radhës të përcaktuar në Kushtetutë dhe Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, dhe injoron faktin se duke i dërguar Presidentit dhe Parlamentit listat e tyre të kandidatëve në kohë të ndryshme, pa marrë parasysh Gjykatën e Lartë, shkeli Kushtetutën. Ndërsa raporti nuk diskuton betejën përfundimtare midis Parlamentit dhe Presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe betimin “e rremë” para një noteri në Tiranë të Arta Vorpsit, ai vë në rrezik kryetarin e vet, Ardian Dvorani. Arritjet e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë të vitit 2019 janë dëshpëruese: Gjykata Kushtetuese dhe Inspektorat i Lartë i Drejtësisë nuk janë funksionale, pavarësisht të gjitha premtimeve, lutjeve dhe dëshirave të ndërkombëtarëve.