Rama:“Deklaratat e ndërkombëtarëve, të drejta. Saliu të ikë me nder”

142

 Rama nuk pranon negociata me PD-në për ngërçin e KQZ-së

Kryetari i PS-së, Edi Rama  përshëndeti dje  deklaratat e SHBA-ve dhe të BE-së për mosndërhyrje të politikës në KQZ. Rama, ndërsa i është bashkuar apelit të ndërkombëtarëve theksoi se, opozita nuk do të hyjë në bisedime me PD-në në lidhje me zëvendësimin anëtarit të KQZ-së. “Mirënjohje SHBA-ve dhe BE-së për qëndrimin e qartë dhe të prerë ndaj përpjekjeve së marrëzisë të Saliut për të marrë me dhunë kontrollin e KQZ-së. Asnjëherë në këto 8 vjet të marrëzive të Saliut deklaratat e partnerëve tanë nuk kanë qenë më të drejtpërdrejta sepse asnjëherë shkelja e Kushtetutës nuk ka qenë më e hapur sesa kjo përmes kësaj nisme për të gjymtuar një anëtar të institucionit të administrimit të zgjedhjeve”,- tha Rama. Sipas tij, deklaratat e troçta të SHBA dhe BE janë thirrje të forta që një marrëzi e dhunshme të mos ndodhë. “Ne kërkojmë nga Berisha të mos i faturojë vendit koston e panevojshme të mosrealizimit të zgjedhjeve me standarde. KQZ vërtetë formohet në proces ku anëtarë propozohen, por kur marrin mandat KQZ nuk ka më varësi nga kuvendi dhe partitë. Ne do e respektojnë dokumentin e zgjedhjeve, nuk tolerojmë shkeljen e njëanshme të kodit as do bëhemi pjesë e marrëveshjeve që anashkalon kodin për të zgjidhur medemek problemin se ai thjesht nuk ekziston. Ky është momenti si Saliu të mendojë si të iki me nder nga pushteti për rotacionin paqësor të pashmangshëm tanimë, por edhe zgjedhje të lira e të ndershme, do të bënte që kryeministri në ikje nesër të kishte arsye te krenohej për mënyrën se si iku, se për mënyrën se si ndenji është i damkosur” theksoi më tej Rama, i cili gjithashtu theksoi se, KQZ-ja duhet të bëjë punën e saj si një institucion i pavarur nga politika ndërsa shtoi se kryeministri po zgjedh mënyrën më të keqe për tu larguar nga pushteti. “Në panikun e kësaj vetmie të madhe, sa të madhe aq edhe të merituar, Saliu shkatërroi institucionin e administrimit të zgjedhjeve, duke zgjedhur rrugën më të keqe për tu larguar nga pushteti, që e bën atë maniak të votës së lirë, që turpëron çdo deputet që do ta ndjekë qorrazi këtë shëmbëlltyrë të stërplakur të së shkuarës, që turpëron shtetin në sytë e botës. Kjo marrëzi e dhunshme nuk e komprometon fitoren e PS dhe koalicionit opozitar. Ne do i fitojmë zgjedhjet aq thellë sa edhe sikur votat të numërohen në shtëpinë e Saliut largimi i tij nga pushteti është i pashmangshëm. Por kjo, komprometon rrugën europiane të vendit, besueshmërinë si aleate e NATO-s dhe partnere e SHBA-ve”,-tha Rama.

Sajmir Tahiri: Flamur Noka përgjoi takimin Rama-Meta, kemi emrat

Sajmir Tahiri, deputeti i PS-së, akuzoi drejtpërdrejtë ministrin e Brendshëm Flamur Noka,  si njeriun që ka urdhëruar dhe realizuar përgjimin e takimit Meta-Rama. “Ju siguroj se, ministri i Brendshëm Flamur Noka, ka bërë përgjimin e takimit Meta-Rama. Ju tregoj me emra dhe mbiemra njerëzit që e realizuan dhe urdhrat e marrë. Nxirrni tabulatet dhe do e shihni”,- i tha Tahiri, Nokës. Nëse rezulton e vërtetë ky mund të jetë skandali më i madh politik. Por Tahiri bëri me dije ndaj Nokës, duke i thënë “Ti bën gabime të mëdha, por do mbash përgjegjësi !”

 Ambasadori Wollfarth, paralajmëroi PD-në: “KQZ është një komision apolitik dhe teknik”

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Vvollfarth i ka bërë thirrje PD-së, që të mos nxitohet në vendimet e saj për të zëvendësuar anëtarin e KQZ-së, për shkak të prishjes së balancave politike të koalicioneve parazgjedhore. Qartazi dhe prerë, ambasadoi Vvollfarth tha se: “Nuk duhet harruar që KQZ është një komision apolitik dhe teknik”, ndaj, sipas ambasadorit të OSBE-së në Tiranë. “Nga njëra anë kemi vendimin e Komisionit që propozoi shkarkimin e anëtarit të LSI nga KQZ. Interpretimet janë të ndryshme, ky anëtar mund të vazhdojë punën e tij në KQZ. Jemi në procesin e sqarimit të bazës ligjore, të hënën Kuvendi do të rishqyrtojë çështjen”. Gjithashtu, për të arritur këtë, ai  ka kërkuar dialog konstruktiv mes palëve politik si dhe një klimë më të qetë parazgjedhore në Shqipëri. “Dialogu mes palëve duhet të jetë konstruktiv, i qytetëruar dhe me tone të qeta”, theksoi Vvollfarth. I pyetur për vendimin e Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, ambasadori Vvollfarth theksoi se, është ende në proces konsultimi i bazës ligjore mbi të cilën u bë kërkesa e PD-së. Gjithashtu, kreu i prezencës së OSBE-së.