Përparim Spahiu: Çështja e Statusit të Minatorëve çalonte thjesht në komunikim

463
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një statusi ka shkruar se çështja e Statusit të Minatorëve çalonte vetëm në komunikimin mes qeverisë dhe minatorëve.

Spahiu ka shkruar se tashmë është shpresë plotë që hallet e minatorëve do të zgjidhen përfundimisht, pasi duke qenë se nuk ja doli Paralmenti, me shumicë socialiste, çështjen e ka marrë në dorë Drejtori i Marrëdhënieve Komunikuese.

Tani jam shpresë plotë që hallet e minatorëve do të zgjidhen përfundimisht.

Meqenëse nuk ja doli paralmenti, me shumicë socialiste, çështjen e ka marrë në dorë Drejtori i Marrëdhënieve Komunikuese.

Normal që çështja e Statusit të Minatorëve çalonte thjesht në komunikim, ose minatorët s’kan ditur ç’kërkojnë ose qeveria ska ditur ç’të japi..!!!”, ka shkruar Spahiu.