Sekuestrohen 125 kg drogë në kufirin me Greqinë, kapen 7 shqiptarë

447
Sigal

Sekuestrohen ne kufirin greko-shqiptar 125 kg marijuane, ndërsa në pranga ranë 7 shqiptarë. Policia greke ka pikasur mbreme ne darke nje grup prej 7 personash qe po kalonte ne kembe kufirin (6 bashke dhe 1 kontrollonte rrugen), 6 prej te cileve mbanin ne krahe nga nje cante.

Gjatë nderhyrjes, policia zbuloi se ne 6 cantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuane.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa thuhet se janë të moshave 21, 22, 22, 23, 24, 24 dhe 26-vjec.

E15e1a0d 243e 4efe A7ef 45e2f0002725

Po ashtu raportohet se nje nga 22-vjecaret rezulton i kerkuar ne Greqi, i denuar ne Lamia me 6 muaj burg per vjedhje dhe ndalohej hyrja per ne shtetin helen. Sakaq, policia sekuestruai edhe 4 celularë.