Alarm nga cikloni ‘Zorbas’ në Greqi, 4 të zhdukur

393
Sigal

Alarmante paraqitet situata në Greqi, ku cikloni ‘Zorbas’ ka përmbytur 4 zona të vendit. Mësohet se pikat më kritike nga përmbytjet janë Korinthi, Peloponezi, Argolida si dhe Atika Perëndimore. Mediat greke raportojnë se dëme të mëdha janë shkaktuar në Argolida, Corinth dhe Mani.

Ndërkohë ‘Zorbas’ tani po kalon me një shpejtësi prej 140 km/orë, në Evian Veriore, Fthiotidha dhe ishujt e Sporades Veriore si Skiathos, Skopelos, Alonisos.

Sakaq, në Trikala raportohet se ka rënë breshër dhe dëborë, ndërkohë që 4 persona rezultojnë të zhdukur. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, një burrë në Evia si dhe një tjetër në Skiathos. Gjatë ditës së djeshme në vendet ku kaloi Cikloni, shumë zona ngelën pa energji elektrike.