Koronavirusi në Itali/ Humbin jetën 33 mjekë, 17 prej tyre ishin …

513
Sigal

Mjeku përgjegjës për Higjienën dhe Shëndetin Publik në Bergamo humbi jetën, si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Mario Calonghi dhe Gabriele Lombardi, dy dentistë nga Brescia gjithashtu kanë humbur jetën, ndërsa numri i bluzave të bardha që kanë humbur jetën përballë Pandemisë së virusit vdekjeprurës COVID-19 ka shkuar në 33.

17 prej viktimave kanë qenë mjekë familje.

“Nga 33 mjekët që humbën jetën, 17 ishin mjekë të familjes”, kështu shkruajnë mediat fqinje, teksa bëhet thirrje edhe për institucionet e kujdesit shëndetësor për të reflektuar dhe për të mbrojtur punonjësit e shëndetit.

“Askush nuk mund të ndjehet në paqe me ndërgjegjen e vet, nëse bluzat e bardha vazhdojnë të ekspozohen pa mbropjtje tek të sëmurët”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Fimmg Silvestro Scotti, duke njoftuar vdekjen e një kolegu tjetër.

Roberto Stella, president i shoqatës mjekësore Varese, humbi jetën më 11 mars, me Calogero Giabbarrasi, mjek i përgjithshëm i Caltanissetta, Renzo Granata, mjek i përgjithshëm i Alessandria, Ivano, ndërsa në orët e fundit Garzena, dentist nga Torino dhe Ivan Mauri, mjek i përgjithshëm nga Lecco.