‘Rama u merr rrogën policëve’, Nora Malaj: Kë të besoj, shkresën zyrtare apo apo këtë zotërinë që mohon faktet e dokumentuar e protokolluar??!!

486
Sigal

Profesorja e njohur dhe ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, në një shënim në facebook ajo kujton faktin se efektivët duhet që të japin gjysmën e rrogës apo më shumë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Ndërkohë që Kryeminstri Rama pronocohet se askush nuk është detyruar.

Malaj sjellë shkresën zyrtare që ju drejtohet efektivave me datë dhe me firmë , duke përcaktuar edhe kuotën e kontributeve që duhet të japin në shenjë solidariteti të obliguar.

Ndër të tjera ajo shprehet se:”Kë të besoj më parë , shkresën zyrtare që ju drejtohet efektivave me datë dhe me firmë , duke përcaktuar edhe kuotën e kontributeve , apo këtë zotërinë që mohon faktet e dokumentuar e protokolluar??!!

Postimi i plotë:

Bir Selman i Nënës !

Teksa dëgjoj kryeministrin që pronocohet se askush nuk është detyruar nga administrata që të japi gjysmën e rrogës apo më shumë në shenjë solidaritet , me të drejtë më lind pyetja , kë të besoj më parë , shkresën zyrtare që ju drejtohet efektivave me datë dhe me firmë , duke përcaktuar edhe kuotën e kontributeve , apo këtë zotërinë që mohon faktet e dokumentuar e protokolluar??!! Teksa dëgjoj KM me kujtohet ajo thënia e vjetër : “ Bir Selman i nënës kë të qaj më parë, njërin e kam nip e tjetrin djalë”.
Të paktën një herë në jetën tënde tregohu pak i vërtetë!!! Mos na i shëmto solidaritetin që ne si popull e kemi në Adnën tonë!

Gepostet von Nora Malaj am Freitag, 6. Dezember 2019