Sigal

Ndërsa nuk pranoi asnjë nga amendimet e LSI-së për ligjin për Arsimin e Lartë, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në Kuvend, ndërsa theksoi se ai është gati që sot që të plotësoi tetë kërkesat e studentëve, mirëpo fillimisht duhet të ketë takim me ta.

Rama falenderoi studentët për shuplakën që i kanë dhënë qeverisë, mirëpo sipas tij tashmë shtë koha që të nisë një epokë e re në arsim, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë. 

Kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit.

Ky parlament dhe çdo sallë në këtë qytet, janë hapësira jo për t’i futur në një rrugë. Kjo protestë, që afishon 8 pika, i ka rrënjët shumë thellë. Është e thjeshtë për mua, ta trajtoj si procedurë, si ofertë-kërkesë. Nuk bëhet fjalë për arka me mollë, por për të hapur një proces që nis nga këto pika. Pikat jemi gati t’i plotësojmë një për një.