Rama në Durrës: Trajektorja turistike, një frymëmarrje e re për qytetin

394
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot trajektoren më të re turistike të qytetit të Durrësit, që sipas tij, i jep një frymëmarrje krejtësisht të re hapësirës që lidh qytetin me plazhin, përmes një vije të lehtësuar e të pandërprerë lëvizjeje buzë detit.

“Sot në Durrës, për trajektoren më të re turistike të qytetit që nis nga Plepat, ecën paralel me Portin e Durrësit për të mbërritur deri në Currila. Kjo rrugë, ndërtimi i së cilës u pengua për shumë vite me rradhë në vazhdën e bllokimit dhe të izolimit që qeveria e djathtë u kishte bërë të gjitha bashkive që drejtoheshin nga socialistët, vihet më në fund sot në dispozicion të durrsakëve dhe vizitorëve të shumtë të Durrësit, si një dëshmi e fortë e fuqisë transformuese që vjen bashkë me vullnetin për bashkëpunim mes bashkive dhe qeverisë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.

Sipas tij “ka ende shumë për të bërë, por nëse vetëm në 18 muaj ndodhën këto ndryshime të mëdha”, ai siguroi se “në katër vitet e ardhshëm së bashku me Vangjush Dakon do të mundësojmë që projekte të tjera të shumta dhe ambicioze të jetësohen për Durrësin”
Sigal