Erisa Xhixho: Pandemia, bashkë me ekonominë gjunjëzoi arsimin në vend

168
Pandemia, bashkë me ekonominë gjunjëzoi arsimin në vend. Ndërkohë që e hëna shënon rikthimin e nxënësve në shkolla, studimi i fundit i Bankës Botërore nxjerr të dhëna dëshpëruese, duke treguar se humbjet nga arsimi do të mbarten gjatë gjithë shekullit. 63 nxënës nga 100 kanë akses të kufizuar në arsim gjatë pandemisë, duke dëmtuar në themel shtyllën kryesore të zhvillimit dhe të ardhmes së vendit.
Ne arsimin e kemi prioritet në programin tonë duke e parë si invesim për të ardhmen.
Programi jonë parashikon rritjen e buxhetit për arsimin në 5% të GDP nga 2,4 % që është sot.
Vendosja e taksës së solidaritetit për arsimin 1% të fitimit për 200 kompanitë VIP.
Gjithashtu programe të dedikuara për fuqizimin e arsimit profesional “Meso dhe Fito”.
Vota më 25 Prill është për fëmijët e një arsim cilësor, jo fasadë e propagandë, siç ka ndodhur këto vite. Kemi parë se si janë ndërmarrë politika jo efikase dhe klienteliste.
Pandemia ndikoi dhe dëmtoi rëndë sistemin arsimor, duke rrezikuar një brez të tërë, i cili për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria, mungesës së aksesit, vuan mangësi të shumta në dije, që do reflektohen nesër.
Më 25 prillit, votohet jo thjesht për zgjedhjet e radhës ,por për të hapur një kapitull të ri per vendin🇦🇱
Sigal