Meta në Lushnjë: Reforma territoriale, shumë e rëndësishme

441
Kreu i Kuvendit ilir Meta gjatë takimit elektoral të ASHE-së në Lushnjë, ku u prezantua Fatos Tushe, tha se bashkie e re është me një sipërfaqe më të madhe duke e bërë më të fuqishme. Meta ndër të tjera tha se reforma e re territoriale është shumë e rendësishme. Ai i bëri thirrje qytetarëve lushnjarë që të marrin pjesë në zgjedhje. “Sipërfaqja e bashkisë është 2-fishuar, numri i bashkisë së re është 3-fishuar dhe do të thotë se është një bashki me e fuqishme. Qytetarët e Lushnjës e panë se si u transformuar sheshi kryesor i këtij qyteti, shesh europian që e meriton, ka nxjerrë personalitete të rendesishme si Vaçe Zela, Vath Korreshi. Lushnja do të ketë mundësinë edhe më fort se tani, qe te jete lokomotiva e rilindjes, te jete kontribuese e fuqishme për të rritur më shpejt ekonominë tonë koëmbëtare”, tha Meta.
Sigal